Mark Zuckerberg, 10 miliardë USD më i pasur - Ecuria fitimprurëse e ka çuar vlerën e aksioneve mbi 500 dollarë

Kristi Ceta/ SCAN
Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg u bë personi i tretë më i pasur në botë, falë rritjes së vlerës së aksioneve të gjigantit të teknologjisë, me fitime tremujore më të mëdha se sa pritej.
Aksionet e Meta Platforms u rritën me 6%, me 504,31 dollarë secili. Kompania, e cila raportoi të mërkurën fitimet e tremujorit të dytë që përfshinin 39 miliardë dollarë hyrje, tani ka një kapitalizim tregu prej 1.25 trilionë dollarë.
Kjo ka sjellë një rritje prej rreth 10 miliardë dollarësh në vlerën neto të Zuckerberg, që u vlerësua në 176.8 miliardë dollarë, sipas listës së miliarderëve të Forbes.
Udhëheqësi i Meta ende mbetet pas CEO-s së Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, pasuria neto e të cilit është rreth 237 miliardë dollarë, si edhe themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, me një pasuri rreth 204 miliardë dollarë.
Të ardhurat e kompanisë kaluan pritshmëritë e Wall Street me afërsisht 800 milionë dollarë, sipas vlerësimeve të përpiluara nga FactSet. “Ne patëm një tremujor të fortë dhe Meta AI është në rrugën e duhur për të qenë asistenti më i përdorur i inteligjencës artificiale në botë deri në fund të vitit”, tha Zuckerberg në një deklaratë.
Meta konfirmoi, megjithatë, se ende pret "rritje të konsiderueshme të shpenzimeve kapitale në 2025". Zuckerberg po kërkon dominimin e Meta në hapësirën e inteligjencës artificiale, duke pretenduar se Llama 3.1, i nxjerrë në shitje së fundmi, do të jetë "më i avancuari në industri" deri në fillim të vitit të ardhshëm. Dhe ai ka treguar se është i gatshëm të shpenzojë edhe më shumë seç duhet për të vazhduar përparimet e Meta në IA dhe për të mbajtur ritmin me konkurrentët.
Sondazh

Shitjet e Apple rimëkëmben pas rënies - Mbi 85 Mld dollarë të ardhura në 3 muaj
Kristi Ceta/SCAN Shitjet në Apple u rimëkëmbën këtë pranverë, duke kapërcyer vështirësitë në Kinë dhe një rënie në shitjet e iPhone. Gjiganti i......

SHBA është e “mbytur” në borxhe - Arrin në 35 trilionë dollarë për herë të parë në histori
Dorina Kurtaj / SCAN Borxhi kombëtar bruto i Amerikës arriti në 35 trilionë dollarë për herë të parë, një theksim i gjendjes së zymtë fiskale të vendit......

Rreth 466 mld lekë kredi të dhëna për bizneset - BSH/ Numër i lartë huash për sipërmarrjet e tregtisë me shumicë dhe pakicë
Ledina Elezi/SCAN Mbi 466 miliardë lekë është vlera totale e kredive të marra prej bizneseve në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat nga Banka e......

Tronditje në tregun ndërkombëtar të kafesë - Kërkesa në rritje dhe pasojat e ndryshimeve klimatike krijojnë probleme
Dorina Kurtaj / SCAN Tregu global i kafesë ka pësuar tronditje të rënda. Çmimet për varietetin Robusta u rritën pak, por mbeten afër niveleve rekord.......

Basti prej 10 trilionë euro - Plani i europianëve për rimëkëmbjen ekonomike
Dorina Kurtaj / SCAN Në vitet e fundit, ekonomia europiane nuk ka regjistruar rritje të konsiderueshme. Krahasuar me ekonominë amerikane në zgjerim,......

Bujqësia kthen “timonin” nga prodhimi organik - Përcaktohen rregulla strikte, gjoba deri në 200 mijë lekë për shkelësit
Elisbeta Dosku/ SCAN Bujqësia shqiptare po kthen “timonin” drejt prodhimit organik, për ti dhënë më shumë vlerë produkteve “Made in Albania” duke......

Pas letrës së Presidentit për abuzimet me mbledhjen e mikrokredive, reagon Banka e Shqipërisë
Pasi Presidenti i Republikës u komunikoi komisioneve parlamentare të ligjeve dhe të ekonomisë gjetjet dhe konstatimet lidhur me trajtimin që i është bërë të......

Koncesioni mbi terminalin e kontejnerëve në Portin e Durrësit - Shqipëria fiton arbitrazhin kundër Durrës Kurum Shipping
Shqipëria ka fituar një tjetër çështje në arbitrazhin ndërkombëtar ICSID, kësaj radhe me kompaninë Durres Kurum Shipping SH.P.K. Pretendimet e Kompanive......