Centralet e energjisë së rinovueshme, “në dorë” të AKBN - Shtohen kompetencat e Agjencisë. Gjoba për shkeljen e kontratave koncensionare

Ledina Elezi/SCAN
Së shpejti, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) nuk do të monitorojë vetëm kontratat koncesionare për hidrocentralet, por gjithashtu edhe kontratat koncensionare ose jo objekt koncensioni për të gjitha centralet prodhuese me burime të rinovueshme, pra edhe ato që prodhojnë energji nga dielli apo era. Ajo do të ushtrojë detyrat e agjencisë përgjegjëse për energjinë e rinovueshme.
Ky është një nga ndryshimet e reja që po i bëhen vendimit të vitit 2006 për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Megjithatë, ashtu si më parë, monitorimi i prodhimit të energjisë elektrike do të vazhdojë të kryhet çdo 5 vjet dhe, për efekt penaliteti, vlerësimi do t’i referohet mesatares së prodhimit të energjisë, duke filluar nga viti i parë i plotë financiar i vënies në punë të të gjitha centraleve prodhuese me burime të rinovueshme.
Tashmë AKBN-ja do të lëshojë certifikatat vjetore të monitorimit për centralet prodhuese nga burime të rinovueshme, sipas tarifave të përcaktuara në dy anekse të reja që do t'i shtohen vendimit.
Kjo agjenci nuk do të ndjekë më procesin e vlerësimit të investimeve të kryera për projektet e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, por do të hartojë raportet e vlerësimit të impianteve me burime të rinovueshme dhe hidrocentraleve objekt koncesioni ose jo objekt koncesioni.
AKBN-s i lind e drejta të vendosë gjoba ndaj shoqërive për mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale ose përndryshe të njoftojë direkt organet shtetërore përgjegjëse, në rast se konstatohen shkelje të dispozitave ligjore.
Sondazh

Djathi ‘Feta’ në rrezik: Greqia po lufton 'murtajën e dhive' që kërcënon prodhimin e qumështit!
Edel Strazimiri / SCAN I zbuluar për herë të parë në 11 korrik në Thesali, në Greqinë qendrore, virusi shumë ngjitës i ripërtypësve të vegjël (PPR) u......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në rënie teksa është blerë këtë mëngjes me 92.1 lekë dhe është shitur me 93 lekë sipas kursit të këmbimit......

Mark Zuckerberg, 10 miliardë USD më i pasur - Ecuria fitimprurëse e ka çuar vlerën e aksioneve mbi 500 dollarë
Kristi Ceta/ SCAN Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg u bë personi i tretë më i pasur në botë, falë rritjes së vlerës së aksioneve të gjigantit të......

Shitjet e Apple rimëkëmben pas rënies - Mbi 85 Mld dollarë të ardhura në 3 muaj
Kristi Ceta/SCAN Shitjet në Apple u rimëkëmbën këtë pranverë, duke kapërcyer vështirësitë në Kinë dhe një rënie në shitjet e iPhone. Gjiganti i......

SHBA është e “mbytur” në borxhe - Arrin në 35 trilionë dollarë për herë të parë në histori
Dorina Kurtaj / SCAN Borxhi kombëtar bruto i Amerikës arriti në 35 trilionë dollarë për herë të parë, një theksim i gjendjes së zymtë fiskale të vendit......

Rreth 466 mld lekë kredi të dhëna për bizneset - BSH/ Numër i lartë huash për sipërmarrjet e tregtisë me shumicë dhe pakicë
Ledina Elezi/SCAN Mbi 466 miliardë lekë është vlera totale e kredive të marra prej bizneseve në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat nga Banka e......

Tronditje në tregun ndërkombëtar të kafesë - Kërkesa në rritje dhe pasojat e ndryshimeve klimatike krijojnë probleme
Dorina Kurtaj / SCAN Tregu global i kafesë ka pësuar tronditje të rënda. Çmimet për varietetin Robusta u rritën pak, por mbeten afër niveleve rekord.......

Basti prej 10 trilionë euro - Plani i europianëve për rimëkëmbjen ekonomike
Dorina Kurtaj / SCAN Në vitet e fundit, ekonomia europiane nuk ka regjistruar rritje të konsiderueshme. Krahasuar me ekonominë amerikane në zgjerim,......