Borxhi publik, në nivelin më të ulët në 1 dekadë - Shifrat zyrtare/ Regjistrohet në 55.7% të PBB në fund të Qershorit

Elisabeta Dosku/ SCAN
Borxhi publik ka vijuar të ndjekë trajektore rënëse edhe përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, nga 1.362 trilionë lekë në fund të vitit të shkuar, borxhi publik ka rënë në 1.356 trilionë në fund të gjysmës së parë të vitit aktual. Borxhi në fund të tremujorit të dytë është pakësuar me rreth 6 miliardë lekë. Rënia vihet re edhe në raport me tremujorin e parë të vitit.
Shprehur në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, Stoku i Borxhit të Brendshëm ka arritur në 55,72% të PBB-së në fund të Qershorit, nga 58.93% që u mbyll viti i kaluar.
Sipas treguesve zyrtarë, kjo është vlera më e ulët e shënuar e stokut të borxhit në një dekadë, ku në 2014 regjistrohej në 70 %.
Të dhënat tregojnë se 31.39 % të PBB-së, apo 764 miliardë lekë e zë e huamarrjes e Qeverisë në tregun e brendshëm, ndërsa 24.34 % e zë stoku i borxhit të jashtëm, i cili rezulton në 592.4 miliardë lekë.
Një rënie të konsiderueshme ka pësuar edhe shërbimi i borxhit, i paguar nga shteti shqiptar. Shërbimi i borxhit në tremujorin e dytë të vitit ka arritur në 49.8 miliardë lekë, nga 100.8 miliardë që kushtonte në fund të 2023-shit. Kontribut në këtë drejtim ka dhënë edhe zhvlerësimi i euros në raport me lekun.
Interesat e stokut të borxhit total, regjistrohen në nivelin e 2.16 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto apo 29.2 miliardë lekë.
Sondazh

Individët dhe bizneset zgjedhin huatë me afat mbi 5 vite - Fokusi në blerjen e banesave dhe investimet strategjike
Armela Duka/SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, gjatë muajit qershor të vitit aktual u shpërndanë gjithsej 782 miliardë lekë në......

Miratohen koeficientët e rinj, si ndryshojnë pensionet? - Vendimi për rivlerësimin e pagave të para dhe pas 1994-s. Ministria: Rritja në tetor
Ada Hazizolli/SCAN Ashtu siç edhe pritej, Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fillmgushtit koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave për efekt......

Në korrik mbërritën 1.2 milionë pasagjerë nga TIA - Rama: Në një ditë të vetme kanë hyrë 44 mijë shtetas në Shqipëri
Diamila Leka/ SCAN Muaji korrik mbyllet me shifra të kënaqshme përsa i përket turizmit. Përmes aeroportit Nënë Tereza, në muajin korrik kanë mbërritur......

Centralet e energjisë së rinovueshme, “në dorë” të AKBN - Shtohen kompetencat e Agjencisë. Gjoba për shkeljen e kontratave koncensionare
Ledina Elezi/SCAN Së shpejti, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) nuk do të monitorojë vetëm kontratat koncesionare për hidrocentralet, por......

Djathi ‘Feta’ në rrezik: Greqia po lufton 'murtajën e dhive' që kërcënon prodhimin e qumështit!
Edel Strazimiri / SCAN I zbuluar për herë të parë në 11 korrik në Thesali, në Greqinë qendrore, virusi shumë ngjitës i ripërtypësve të vegjël (PPR) u......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në rënie teksa është blerë këtë mëngjes me 92.1 lekë dhe është shitur me 93 lekë sipas kursit të këmbimit......

Mark Zuckerberg, 10 miliardë USD më i pasur - Ecuria fitimprurëse e ka çuar vlerën e aksioneve mbi 500 dollarë
Kristi Ceta/ SCAN Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg u bë personi i tretë më i pasur në botë, falë rritjes së vlerës së aksioneve të gjigantit të......

Shitjet e Apple rimëkëmben pas rënies - Mbi 85 Mld dollarë të ardhura në 3 muaj
Kristi Ceta/SCAN Shitjet në Apple u rimëkëmbën këtë pranverë, duke kapërcyer vështirësitë në Kinë dhe një rënie në shitjet e iPhone. Gjiganti i......