“Profesionistët e lirë paguan 10 mln euro taksa” - Tabaku: Qeveria duhet të nisë procedurat për rimbursim

Elisabeta Dosku/ SCAN
Ndërsa tashmë ekziston një vendim i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka rrëzuar tatimin e vendosur nga qeveria prej 15-23 për qind për profesionistët e lirë, rezulton se shumë biznese të cilët kanë paguar detyrimet nga frika e gjobave, nuk kanë ende një zgjidhje se si do të rimbursohen.
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka bërë me dije se aktualisht janë rreth 10 mijë biznese që kanë paguar një taksë që nuk duhej ta paguanin. Nga të cilët, buxheti i shtetit ka grumbulluar mbi 10 mln euro të ardhura nga 10 mijë profesionistë të lirë.
Sipas saj “këto të ardhura janë mbledhur nga një taksë e pandershme dhe antikushtetuese.”
Për këtë arsye, deputetja Tabaku i bën apel qeverisë që të nisë menjëherë procedurat për t’ia rikthyer këto 10 mln euro shtresës së mesme së cilës i është marrë në kundërshtim me Kushtetutën.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është final, i padiskutueshëm. Qeveria shqiptare ka vetëm detyrën që të zbatojë këtë vendim! Nuk mundet në një shtet të së drejtës, në një demokraci perëndimore të vihen më diskutim vendimet e asnjë gjykate për më tepër asaj kushtetuese”, shprehet Tabaku.
Sipas saj, 10 mln euro nuk janë kurrgjë për arkën e shtetit por janë shumëçka për xhepin e shtresës së mesme që është shtylla kurrizore e vendit tonë. “Atyre u duhet kthyer ajo që është marrë padrejtësisht dhe pandershmërisht”, thekson Tabaku.
Sondazh

Kupa e botës 2034 në Arabinë Saudite - Zbulohen stadiumet e reja. Kapacitet deri në 92 mijë persona për ndeshjen finale
Dorina Kurtaj / SCAN Arabia Saudite vendosi të publikojë 11 koncepte të reja të stadiumeve futuristike në përpjekjen e saj për të pritur Kupën e Botës......

512 operatorë ekonomik ankohen për tenderët - Në 6 muaj u arkëtuan 1.3 milionë lekë në buxhetin e shtetit
Diamila Leka/ Scan Në Komisionin e Prokurimit Publik, për muajin qershor të këtij viti u regjistruan 124 ankesa nga operatorët ekonomikë në total.......

Kombinati, zonë elitare banimi me qarkullim të lehtësuar - Tenderi/ 480 mln lekë për ndërtimin e infrastrukturës publike brenda Unazës së Re
Ledina Elezi/SCAN Është hapur tenderi për fazën e dytë të ndërtimit të infrastrukturës publike brenda Unazës së Re së zonës Kombinat, sipas Planit të......

Shkolla “Edith Durham” do të ndërtohet nga e para - Tender 496 milionë lekë për godinën e re sipas standardeve të BE
Diamila Leka/ Scan Shkolla “Edith Durham” në kryeqytet do të ndërtohet e re. Bashkia Tiranë ka hapur një procedurë tenderuese me fond limit prej rreth......

Fluturimet, Shqipëria sërish kryeson Europën - Sipas EUROSTAT jemi në vend të dytë me rritjen më të lartë
Xhorxhina Deda/SCAN Të dhënat e transportit ajror flisnin për rreth 2.9 milionë pasagjerë në tre muajt e dytë të vitit aktual, nga 1.7 milionë......

Shlyerja e faturave të prapambetura: Deri më 24 korrik firmosen mbi 3mijë kontrata me OSHEE-në!
OSHEE group njofton se ka vijuar rritja e numrit të aktmarrëveshjeve të firmosura për shlyerjen me këste të faturave të prapambetura të energjisë......

OKB: Çmimet botërore të ushqimeve regjistrojnë rënie në korrik!
Edel Strazimiri / SCAN Indeksi botëror i çmimeve të ushqimit të Kombeve të Bashkuara u lehtësua lehtë në korrik sipas të dhënave të publikuara të......

Borxhi publik, në nivelin më të ulët në 1 dekadë - Shifrat zyrtare/ Regjistrohet në 55.7% të PBB në fund të Qershorit
Elisabeta Dosku/ SCAN Borxhi publik ka vijuar të ndjekë trajektore rënëse edhe përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të......