Shqipëria Postuar më 2 Gusht 2024, 12:57

Fluturimet, Shqipëria sërish kryeson Europën - Sipas EUROSTAT jemi në vend të dytë me rritjen më të lartë

Nga SCAN TV
Fluturimet, Shqipëria sërish kryeson Europën - Sipas EUROSTAT

Xhorxhina Deda/SCAN

 

Të dhënat e transportit ajror flisnin për rreth 2.9 milionë pasagjerë në tre muajt e dytë të vitit aktual, nga 1.7 milionë pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 64.7%. Ndërkohë, në gjashtë muajt e parë të vitit regjistrohen rreth 4.8 milionë pasagjerë, sipas shifrave të INSTAT. Po ashtu edhe transporti i mallrave në rrugë ajrore shfaqet pozitiv.

Por si paraqiten shifrat e numrit të fluturimeve? Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, numri i fluturimeve u regjistrua në rreth 32 mijë.

Shifrat e "Agjencisë Europiane të Statistikave" mbi numrin e fluturimeve komerciale sipas vendeve të Europës tregojnë se Shqipëria është e dyta që ka shënuar rritjen më të lartë të këtij treguesi për gjashtëmujorin e parë, por edhe për muajin qershor, krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat tregojnë se numri i flututrimeve në vendin tonë është rritur me rreth 56%, krahasuar me periudhën Janar-Qershor të vitit 2023. Shqipëria, bashkë me Islandën, kryeson me rritjen më të madhe, ndërkohë që numri i fluturimeve në Bashkimin Europian është rritur me 7%, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2023. Vende të rajonit po ashtu raportojnë rritje të numrit të fluturimeve duke u renditur mes vendeve të para.

Maqedonia e Veriut renditet në vend të katërt në Europë sipas të dhënave të EUROSTAT, me një rritje prej 17%, pasuar në nivel rajoni nga Mali i Zi me 16% dhe Serbia me 12.2%. Vendet Europiane të cilat kanë regjistruar rënie të numrit të fluturimeve komerciale në gjashtëmujorin e parë të vitit janë Suedia me 0.5%, Norvegjia me 1.2% dhe Bosnje Hercegovina me 3.4%.

Edhe nëse analizojmë shifrat e qershorit të këtij viti, shohim se tendenca paraqitet e njejtë. Shqipëria dhe Islanda kryesojnë Europën me rritjen më të lartë të numrit të fluturimeve, prej 49.3% dhe 75% respektivisht. Ndërkohë, mesatarja e Bashkimit Europian flet për një rritje të numrit të fluturimeve me 6.2% në qershor të këtij viti, krahasuar me të njejtin muaj të një viti më parë.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 23 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë këtë fillim jave me 84.5 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke mos pësuar ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga java që lamë......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 23 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë këtë fillim jave me 84.5 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke mos pësuar ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga java që lamë......