Shqipëria Postuar më 2 Gusht 2024, 13:59

Shkolla “Edith Durham” do të ndërtohet nga e para - Tender 496 milionë lekë për godinën e re sipas standardeve të BE

Nga SCAN TV

Diamila Leka/ Scan

 

Shkolla “Edith Durham” në kryeqytet do të ndërtohet e re. Bashkia Tiranë ka hapur një procedurë tenderuese me fond limit prej rreth 496 milionë lekë.

Sipas njoftimit të shkurtuar të kontratës, i gjithë procesi i ndërtimit do të finalizohet për dhjetë muaj.

Ndërkohë që godina e re do ndërtohet sipas normave dhe standardeve europiane, duke bërë një përmirësim të kushteve. Duke nisur që nga cilësia e ndërtimit, te sistemi higjeno-sanitare, ngrohje ftohje etj, të cilat do të jenë sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Shkolla “Edith Durham”, është ndërtuar në vitin 1945 me emrin “11 Janari” dhe më pas është bërë rikonstruksioni i saj në vitin 2002, ku i është shtuar dhe një godinë tjetër asaj ekzistuese që ka rritur kapacitetin e shkollës.

Në kushtet e sotme në këtë shkollë mësojnë gjithsej 1140 nxënës, ku nga këta 400 veta zhvillojnë mësimin mbasdite, pikërisht hartimi i projektit. Ndërtim i shkollës 9- vjecare do të plotësojë jo vetëm ambjentet e mësim dhënies, por do të përmirsojë ambjentet sportive dhe nuk do ketë më mësim pasdite.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat