Kombinati, zonë elitare banimi me qarkullim të lehtësuar - Tenderi/ 480 mln lekë për ndërtimin e infrastrukturës publike brenda Unazës së Re
Ledina Elezi/SCAN
Është hapur tenderi për fazën e dytë të ndërtimit të infrastrukturës publike brenda Unazës së Re së zonës Kombinat, sipas Planit të Detyruar Vendor, ku një total prej 480 milionë lekësh do të shpenzohen për realizimin e punimeve në rrugë dhe trotuare, në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve, për ndërtimin e rrjeteve inxhinierike dhe linjave elektrike, si dhe për realizmin e punimeve për sinjalistikë rrugore.
Një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet gjelbërimit dhe mobilimit urban, ku në blloqe të caktuara do të shtohen sipërfaqet me gjelbërim dhe do të ndërtohen kënde lojërash ose hapësira rekreative për banorët e zonës.
Referuar situatës së krijuar nga tërmeti i vitit 2019, kryesisht në zonën e Kombinatit, Bashkia e Tiranës ka përgatitur për një sipërfaqe rreth 145 ha, Planin e Detyruar Vendor për shpalljen për zhvillim të njësisë administrative nr.6, zona “Kombinat”. Për ndërtesat shumëkatëshe që do ndërtohen në katër zonat e reja ku do të rindërtohen pallatet e dëmtuara nga tërmeti, janë parashikuar investime në shuma të konsiderueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të zonës dhe banorëve, si dhe për krijimin e një zone të zhvilluar të qytetit të Tiranës.
Mbështetur në këtë plan të përcaktuar, i gjithë blloku është konceptuar i ndarë në katër zona. Rrugët në këto blloqe janë sekondare dhe terciare. Keto segmente rrugore do te ndriçohen në të gjithë gjatësinë e tyre dhe në të dy anët e rrugës do të ndërtohen trotuare për këmbësorët, duke konsideruar gjithashtu edhe një korsi biçikletash.
Sipas PDYV Kombinat dhe detyrës së projektimit, e gjithë qendra e kombinatit do të kthehet në një zone elitare banimi në të cilën qarkullimi automobilistik do të bëhet nëpërmjet unazës së re, rrugëve te brendshme, si dhe disa zonave të reja zhvillimore.
Sondazh

Shkolla “Edith Durham” do të ndërtohet nga e para - Tender 496 milionë lekë për godinën e re sipas standardeve të BE
Diamila Leka/ Scan Shkolla “Edith Durham” në kryeqytet do të ndërtohet e re. Bashkia Tiranë ka hapur një procedurë tenderuese me fond limit prej rreth......

Fluturimet, Shqipëria sërish kryeson Europën - Sipas EUROSTAT jemi në vend të dytë me rritjen më të lartë
Xhorxhina Deda/SCAN Të dhënat e transportit ajror flisnin për rreth 2.9 milionë pasagjerë në tre muajt e dytë të vitit aktual, nga 1.7 milionë......

Shlyerja e faturave të prapambetura: Deri më 24 korrik firmosen mbi 3mijë kontrata me OSHEE-në!
OSHEE group njofton se ka vijuar rritja e numrit të aktmarrëveshjeve të firmosura për shlyerjen me këste të faturave të prapambetura të energjisë......

OKB: Çmimet botërore të ushqimeve regjistrojnë rënie në korrik!
Edel Strazimiri / SCAN Indeksi botëror i çmimeve të ushqimit të Kombeve të Bashkuara u lehtësua lehtë në korrik sipas të dhënave të publikuara të......

Borxhi publik, në nivelin më të ulët në 1 dekadë - Shifrat zyrtare/ Regjistrohet në 55.7% të PBB në fund të Qershorit
Elisabeta Dosku/ SCAN Borxhi publik ka vijuar të ndjekë trajektore rënëse edhe përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të......

Individët dhe bizneset zgjedhin huatë me afat mbi 5 vite - Fokusi në blerjen e banesave dhe investimet strategjike
Armela Duka/SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, gjatë muajit qershor të vitit aktual u shpërndanë gjithsej 782 miliardë lekë në......

Miratohen koeficientët e rinj, si ndryshojnë pensionet? - Vendimi për rivlerësimin e pagave të para dhe pas 1994-s. Ministria: Rritja në tetor
Ada Hazizolli/SCAN Ashtu siç edhe pritej, Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fillmgushtit koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave për efekt......

Në korrik mbërritën 1.2 milionë pasagjerë nga TIA - Rama: Në një ditë të vetme kanë hyrë 44 mijë shtetas në Shqipëri
Diamila Leka/ SCAN Muaji korrik mbyllet me shifra të kënaqshme përsa i përket turizmit. Përmes aeroportit Nënë Tereza, në muajin korrik kanë mbërritur......