Tregtia e çelikut me Turqinë - Mbi 300 kompani në Tiranë, Damar: Synohet rritja e volumeve

30 kompani turke që operojnë në sektorin e çelikut dhe 300 kompani nga Shqipëria dhe rajoni u mblodhën në Tiranë për të diskutuar për bashkëpunime të reja dhe investime të përbashkëta, me qëllim rritjen e volumeve tregtare.
Përfaqësuesit e Shoqatës turke së Eksportuesve të Çelikut, që ishte dhe organizatore e aktivitetit, e shikojnë Shqipërinë si një vend potencial, në kushtet kur sektori I ndërtimit ka pësuar rritje.
Zonën e Ballkanit, por edhe Shqipërinë e shikojmë si një vend potencial për rritjen e bashkëpunimit midis Turqisë dhe shpresojmë në një rritje të volumit tregtar pas këtij aktvivitetit. Qëllimi ynë është rritja e bashkëpunimit dhe vëllimit tregtar midis 2 vendeve tona dhe mendoj që me anë të aktiviteteve të këtij lloji shpresojmë t’ia arrijmë. Shpresojmë shumë që dhe kompanitë shqiptare të vijnë në Turqi dhe të fillojë lëvizja e tregut. Çeliku turk ekpsortohet në shumë vende të botës, kështu që ne duam edhe me rritjen e sektorit të ndërtimit në Shqipëri, çeliku turk të jetë i pranishëm në tregun shqiptar.
Për kompanitë turke rritja ekonomike dhe vendndodhja e Shqipërisë janë 2 faktorë të rëndësishëm, që i kanë nxitur për të ardhur në Tiranë.
Importet e hekurit dhe çelikut në Shqipëri përfaqësojnë mesatarisht 13% të volumit të importeve të vendit, duke zënë vendin e 2-të të importeve për nga volume, pas lëndëve të djegshme minerale.
Ndërkohë, që Shqiperia dhe Turqia kanë shtuar transaksionet përgjate viteve te fundit, duke e bere kete shtet partnerin e parë tregtar per nga volumet e importit dhe vendin e dytë tregtar për nga vlera e importuar ne vend ne 3 vitet e fundit.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Bie konsumi i produkteve të bulmetit - Hoxha: Fuqia blerëse ka rënë me 20 %, informaliteti rrezikon konsumatorët
Konsumatorët shqiptar kanë ulur ndjeshëm kërkesën për konsumin e produkteve të bulmetit dhe duket se shkak për këtë janë bërë çmimet në rritje të këtyre......

Për çfarë e përdorin shqiptarët internetin? - Më shumë për shërbimet publike. Më pas për blerje online
Kalimi i shërbimeve publike online ka detyruar qytetarët që të përdorin më shumë internetin. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se gjatë këtij viti,......

Fund abuzimit me çmime e sigurinë ushqimore në fundvit? - Sokolaj: Të merren masa frenuese! Civici: Puna ka nisur prej dy javësh
Gjatë periudhës së festave sikurse ndodh rëndom çdo vit, konsumatorët përballen me rritje të çmimeve të produkteve dhe kryesisht atyre të shportës, por edhe me......

Derralla: Kriza greke tregoi besimin te bankat shqiptare - Zhvillohet konferenca e audituesve të brendshëm, në fokus evidentimi i risqeve
Në konferencën e zhvilluar nga Instituti i Audituesve të Brendshëm, Drejtori i Departamentit të Mbikqyrjes në bankën e Shqipërisë Deniz Derralla e përkufizoi......

Lamtumirë kartëmonedhat e vjetra! - BSH: Data 31 dhjetor 2023, afati i fundit për këmbimin
Të gjithë shtetasit që disponojnë kartëmonedha leku të vjetra kanë afat deri ditën e fundit të këtij muaji për t’i këmbyer në çdo bankë tregtare. Këto......

Çmimet e prodhimit rriten më shumë se të importit! - U ndikuan kryesisht nga industria nxjerrëse dhe energjia
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dy tregues të rëndësishëm si indeksi i çmimit të prodhimit dhe indeksi i çmimit të importit kanë shënuar rritje në......

Dhoma e Ulët franceze kundërshton projektligjin e Macron për emigracionin!
Ligjvënësit francezë e kthyen projektligjin e qeverisë për emigracionin të hënën, në një lëvizje të papritur që ndërpreu debatet në dhomën e ulët dhe i dha një......

Si po ndihmon tregtia e karbonit sektorin bujqësor të Europës?!
Së pari, tregjet e karbonit janë platforma financiare që lejojnë investitorët të blejnë dhe shesin kredi karboni, të cilat autorizojnë blerësit të prodhojnë......