Shqipëria Postuar më 24 Maj 2022, 14:43

Trafiku ajror për shkak të ndeshjes/ Drejtori i aeroportit: Presim, deri në 160 fluturime në ditë. Janë marrë masa për menaxhimin e fluksit!

Nga SCAN TV

Pavarësisht numrit të lartë të tifozëve që pritet të mbërrijnë përmes aeroportit të Rinasit, fluturimet e zakonshme do të vijojnë operimet normale”. Në një konferencë për mediat, drejtori i aeroportit “Nënë Tereza” bëri me dije se janë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut të shtuar si pasojë e ndeshjes së UEFA-S, teksa shtoi se numri i fluturimeve mund të shkojë deri në 160.

“Trafiku hyrës për këtë ndeshje ka nisur. Numri më i madh i tifozëve do të vijnë sot dhe nesër, ndërsa disa nga tifozët kanë ardhur gjatë këtyre ditëve. Gjithashtu, edhe dy ekipet e futbollit do të vijnë sot. Sot TIA do të ketë 142 fluturime. Ne do të jemi shumë të ngarkuar në aeroport për të mirëpritur të gjithë pasagjerët dhe tifozët, por mund t’ju siguroj se trafiku ajror do të vazhdojë në mënyrë normale, edhe për fluturimet e zakonshme. Ne kemi bërë përgatitjet tona kemi vendosur orare dhe autobusët, mendoj që cdo gjë do shkojë mirë. Aktualisht ne kemi nga 110 deri në 120 fluturime në ditë por mund të shkoj edhe më lart 160 fluturime në ditë," u shpreh Costandin von Albensleben, Drejtor i aeroportit “Nënë Tereza”.

Ndërkaq, sipas kreut të Autoritetit të Aviacionit Civil bëri me dije se masat që janë ndërmarrë nga ky dikaster.

Sipas drejtorit të aeroportit, 25 maji mund të jetë dita më e ngarkuar në historinë e TIA-s, që prej kohës kur ka nisur operimet.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat