Shqipëria Postuar më 24 Maj 2022, 13:11

34 mijë shqiptarë në skemat e pensioneve private - Më shumë se 3 mijë anëtarë të rinj në dy vite, totali i investimeve thuajse 40 milionë euro

Nga SCAN TV

Viti 2022 ka nisur me rritje të konsiderueshme të numrit të personave që janë përfshirë në skemat e pensioneve private, në një kohë që rritje ka shënuar edhe volumi i fondeve që janë paguar nga qytetarët shqiptarë në këto fonde.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.03.2022 rezultoi 34,555 anëtarë duke shënuar një rritje prej 2.93% krahasuar me 31.12.2021. Në fund të vitit 2020, numri i personave të përfshirë në këto skema ishte 31 mijë, duke shënuar një shtesë prej më shumë se 3 mijë personash në harkun e dy viteve.

Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.03.2022 tregon një total asetesh neto prej 4,8 miliardë lekë (39.94 milionë euro dhe me një rritje prej 272 milionë lekë, më shumë se 2 milionë euro. Rritja është 5.95% krahasuar me 31.12.2021.

Numri i pjesëmarrësve në fondet e pensioneve private vijon të dominohet nga femrat. AMF raporton se 17,375 e anëtarëve janë femra në fund të marsit, ndërsa numri i anëtarëve meshkuj është 16,678 . Gjatë periudhës 31.03.2022, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtrojnë aktivitetin e tyre katër fonde pensioni

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video