Bota Postuar më 24 Maj 2022, 12:39

Çmimi i gazit zbret në nivelin e para luftës - FMN: Çmimet e ushqimeve rriten në mënyrë shokuese

Nga SCAN TV

Çmimi i gazit ka zbritur në nivelet e para luftës në Ukrainë. Rritjet e tre muajve të fundit janë fshirë, dhe pse furnizimet ruse vijojnë të reduktohen. Gazi kushton ende katërfish më shtrenjtë se një vit më parë por aktualisht kushton 85 euro për Megavat orën.

Gazi në këtë mënyrë ka fshirë cmimin e grumbulluar në tre muaj luftë në Ukrainë duke u kthyer në nivelin fillestar. Nëse në 23 shkurt, një ditë para pushtimit cmimi ishte 87.5 euro për Megavat orë, në 7 mars cmimi shkoi deri në 345 euro.

Nga ana tjetër drejtoresha e përgjithshme e fondit monetar ndërkombëtar Kristalina Georgieva i shpreh se cmimet e produkteve ushqimore vijojnë të rriten në mënyrë shokuese, dhe kjo situatë është në qendër të shqetësimeve për perspektivat e zhvillimit të ekonomisë në botë. Ajo shtoi se në një moment që cmimet e energjisë elektrike po korrigjohen, ato të produkteve ushqimore vijojnë të rriten nga dita në ditë.

E pranishme në një panel të forumit botëror për perspektivat ekonomike globale, ajo këmbënguli në faktin se FMN nuk pret – megjithëse as nuk e përjashton – mundësinë e një recesioni global. Ajo tha se janë ulur perspektivat e rritjes ekonomike në muajin prill për 143 vende.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat