Shqipëria Postuar më 24 Maj 2022, 12:52

Kryeqytetasit, biznes me shtëpitë e tyre/ Çmimet e qirave ditore: 167% më të shtrenjta ditën e finales, 3-fishohen apartamentet në dispozicion!

Nga SCAN TV

Finalja e “Conference League” mes Romës dhe Feynoord që do të luhet këtë të mërkurë në Tiranë është pa diskutim një eveniment i rrallë për vendin tonë. Çmimet e “çmendura” të biletave në tregun e zi dhe mangësitë në kapacitetet akomoduese, sidomos në kryeqytet, kanë bërë që shumë qytetarë të mendojnë ta shfrytëzojnë për biznes këtë eveniment. “Scan Intel” ka ndjekur ecurinë e listimeve të apartamenteve, shtëpive dhe dhomave të hoteleve në dy prej platformave kryesore globale të akomodimit, “Airbnb” dhe “Booking” gjatë dy javëve të fundit. Kështu, një ditë përpara finales së Tiranës, çmimi mesatar i apartamenteve të listuara në kryeqytet në platformën “Airbnb” fiksohet në 388 euro. Çmimet luhaten ndjeshëm, edhe brenda të njëjtave zonave në kryeqytet. Ndërkohë, nëse do të shohim çmimet mesatare të apartamenteve të listuara po në këtë platformë, vetëm pak ditë pas ndeshjes, më 1 qershor, për dy persona, mesatarja në Tiranë fiksohet në 145 euro. Po të shkojmë edhe më tej, në datën 1 korrik, mesatarja e çmimeve të apartamenteve me qira ditore në Tiranë, fiksohet pranë 140 eurove. Pra, çmimi mesatar i apartamenteve në Tiranë, ditën e finales rezulton rreth 3 herë më i lartë se në ditët pas ndeshjes, më saktësisht 167% më të larta.....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat