Nis Panairi i Punës dhe Aftësive/ Rama: Janë 13 mijë të punësuar më shumë se sa në marsin e vitit 2021!
Rreth 1500 vende të lira pune ofrohen nga 63 biznese, si në Hoteleri - Turizëm dhe Agroturizëm, Industri përpunuese, konfeksione; ICT & Komunikacion Shërbime financiare dhe sigurime; Qendra trajnimi Private – Hoteleri, etj në panairin e punës dhe aftësive që është çelur në Durrës. Ndërkohë, që në hapësirën jashtë këtij panairi, nga Drejtoria Rajonale e Punësimit këtu në Durrës, janë dhe 600 vende të tjera të lira të vëna në dispozicion të të gjithë atyre që kërkojnë të punësohen.
Rama tha se së pari, në mars të vitit 2022, e këto nuk janë anketime, këto janë statistika të nxjerra nga regjistri i punës në Republikën e Shqipërisë, pra janë të dhëna që janë gjeneruar nga regjistri ku janë të gjithë të punësuarit si taksapagues apo si kontribuues në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, e janë 13 mijë të punësuar më shumë se sa në marsin e vitit 2021, ky është fakt. Sipas tij ashtu sikundër, është fakt që në 4 mujorin e parë të këtij viti falë dhe gjithë përpjekjes së bërë në bashkëpunim dhe në mirëkuptim me biznesin, për korrektimin e pagave, sot kemi një pagë mesatare të rritur me 8%.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal edhe në rritjen e pagave për punonjësit. "Në Shqipëri pagat vazhdojnë të rriten në mënyrë të qëndrueshme, edhe pse ende duhet të jenë shumë më të larta, kjo nuk ka pikë diskutimi, por nga ana tjetër në Shqipëri sot, sa më shumë ke për të ofruar në aspektin teknik dhe profesional, aq më të lartë e ke mundësinë e pagës. Mjafton të shohim se çfarë nevoje të madhe ka tregu sot për krah pune të kualifikuar në sektorin e teknologjisë digjitale, në sektorin e informatikës, sa nevojë ka sot në të gjithë sektorët horizontalisht për teknikë, për njerëz që mund të mos e kenë mbaruar universitetin, por që kanë aftësi të caktuara profesionale për të kuptuar se shanset e punësimit dhe mundësisë për të pasur një pagë e cila rritet vijimisht sipas rritjes së aftësive të tua në vendin tonë, janë duke u zgjeruar", tha ai.
SCAN
Sondazh

Plani i Pastrimit Kombëtar: Për një sezon turistik me plazhe të pastra në të gjithë vijën bregdetare!
Plani i Pastrimit Kombëtar vijon në të gjitha qytetet bregdetare të vendit, për t’i dhënë dorën e fundit pastrimit të bregdetit, përpara datës 1 qershor edhe......

Kryeqytetasit, biznes me shtëpitë e tyre/ Çmimet e qirave ditore: 167% më të shtrenjta ditën e finales, 3-fishohen apartamentet në dispozicion!
Finalja e “Conference League” mes Romës dhe Feynoord që do të luhet këtë të mërkurë në Tiranë është pa diskutim një eveniment i rrallë për vendin tonë. Çmimet......

Çmimi i gazit zbret në nivelin e para luftës - FMN: Çmimet e ushqimeve rriten në mënyrë shokuese
Çmimi i gazit ka zbritur në nivelet e para luftës në Ukrainë. Rritjet e tre muajve të fundit janë fshirë, dhe pse furnizimet ruse vijojnë të reduktohen. Gazi......

Serbia, lidhje gazi me Rumaninë - Pritet të nisë ndërtimin e tubacionit të transportit 12.8 km
Zëvendëskryeministrja e Serbisë dhe njëkohësisht ministre e Minierave dhe Energjisë, Zorana Mihajloviç, deklaroi se Serbia do të përgatisë projektin dhe......

Spanjë: Tavani i çmimit të energjisë, ul faturat - Familjet dhe bizneset janë të parat që përfitojnë nga masa e qeverisë
Në Spanjë prodhuesit do të vazhdojnë të blejnë lëndë djegëse fosile në tregjet ndërkombëtare me të njëjtin cmim. Kufiri prej 40 eurosh për megavat orë do të......

Shqetësimet për recesion, bien çmimet e naftës - Investitorët, të shqetësuar për zgjerimin e bllokimeve COVID-19 në Pekin
Çmimet e naftës ranë me më shumë se 1 dollar të martën pasi shqetësimet për një recesion të mundshëm dhe frenimet e Kinës për COVID-19 tejkaluan pritjet për......

Ndeshja Roma –Feyenoord / Policia publikon hartën me zonat ku mund të qarkullohet me mjete
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para,......

Asetet ruse për të rindërtuar Ukrainën - Pasuritë e sekuestruara të oligarkëve rusë në BE, në një fond për Kievin
Lituania, Sllovakia, Letonia dhe Estonia kërkojnë konfiskimin e aseteve ruse të bllokuara nga Bashkimi Europian për të financuar rindërtimin e Ukrainës pas......