Tjetër rekord pozitiv i kredive me probleme/ Në nëntor bie në 6.2%, niveli më i ulët që prej nëntorit të vitit 2008

Niveli i kredive me probleme ka regjistruar një tjetër rënie gjatë nëntorit të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Në muajin paraardhës, ky tregues fiksohej në 6.35%. Ky është muaji i 10-të me radhë në rënie për një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar të sektorit bankar. Ndër të tjera, shifra rezulton të jetë më e ulta që prej muajit nëntor të vitit 2008, kur fiksohej pranë 5%. Prej muajsh, ky tregues i është rikthyer niveleve të para krizës financiare globale. Kriza e më shumë se një dekade më parë nxiti një rritje graduale të treguesit, për të kulmuar në 25% në shtator të vitit 2014. Gjatë muajve të fundit ndërkohë, për herë të parë janë tejkaluar këto nivele, paçka se vendi ka qenë në një krizë tjetër, atë të shkaktuar nga pandemia. Kjo rënie e ndjeshme e treguesit vjen pavarësisht pritshmërive të ekspertëve dhe vetë institucioneve. Banka e Shqipërisë ka deklauar disa muaj më parë se pritshmëritë e treguesit me pandeminë, flisnin për një rritje të ndjeshme të tij, deri në masën 15%. Por, krejt e kundërta ka ndodhur. Madje, rënia ka vijuar të jetë progresive edhe pas shfuqizimit të masave lehtësuese të Bankës së Shqipërisë sa i përket kësteve të kredisë, duke hedhur poshtë çdo parashikim.
Duke qenë se sektori bankar ka luajtur një rol kyç në rimëkëmbjen ekonomike të vendit si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia, ky tregues i mëshon edhe më shumë faktit se ky sektor do të vijojë ta luajë këtë rol. Rënia e normës së kredive me probleme ndaj totalit sinjalizon një hapësirë më të zgjeruar të sektorit bankar për të dhënë kredi, si për individët, ashtu edhe për ekonominë e vendit në tërësi.
Sondazh

Sa të ardhura ka një shqiptar në muaj? Vetëm 207 euro! Analiza e “SIU”, bazuar mbi të ardhurat e pagave, pensioneve, biznesit dhe emigrantëve
Niveli i të ardhurave për frymë është padiskutim treguesi kryesor i mirëqënies së qytetarëve në një shtet. Tregues të shumtë të kësaj natyre tregojnë se......

Rezervat e BSH rriten me 780 mln euro/ Në vetëm një muaj. Rritja rezulton thuajse e gjitha në valutë të huaj
Nëntori i vitit të kaluar regjistron një rritje të ndjeshme të rezervës së Bankës së Shqipërisë, që tashmë ka prekur rekordin më të lartë historik, pranë 4.99......

Aftësia digjitale, Shqipëria e 48-ta në botë/ Raporti i "WILEY": Grumbullojmë 5.2 pikë duke lënë pas vendet e rajonit
“WILEY”, komuniteti i kërkimit shkencor, i fokusuar kryesisht në risitë digjitale dhe inovacionin, ka publikuar së fundmi “Indeksin e Hendekut të Aftësive......

Sa fiton biznesi shqiptar? Rreth 2 mld euro në vit normal, por me pandeminë “avulluan” 450 milionë euro
Sipërmarrja është jo vetëm shtylla kryesore e çdo ekonomie në një treg të lirë, por edhe një burim të ardhurash mjaft i rëndësishëm për individët dhe familjet,......

Ekonomia shqiptare, e 123-ta në botë, - Raporti global WELT: Ne dekadën në vijim do të humbasë pozicione
Tabela e Nivelit Ekonomik Botëror 2021 (World Economic League Table), e cila mat suksesin ekonomik të vendeve të botës, ka publikuar së fundmi edicionin e......

Tirana, ideale për vegjetarianët. Renditemi të katërtit në Europë për restorantet më të mira
Gjatë periudhës së festave nuk mungojnë gatimet tradicionale që mund të serviren në tryezat e familjeve shqiptare. Padyshim, produkti i mishit zë vend në......

Tkurren depozitat bankare, - Bien me 0.7% në nëntor, rënia e parë pas 20 muajsh
Gjatë nëntorit të këtij vitit, sasia e depozitave në sektorin bankar ka pësuar një tkurrje për të parën herë që prej muajit prill të vititi 2020. Asokohe......

Kreditimi, rekord i ri gjatë nëntorit, - Arrin në 26.3 mld lekë, “falë” huasë së re për ndërmarrjet publike
Huaja e re për ekonominë gjatë muajit nëntor fiksohet në 26.3 miliardë lekë tregojnë shifrat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Kjo shifër është më e......