Titujt e Qeverisë, dominojnë bonot e thesarit - Si ka qenë ecuria në gjashtë muajt e parë të 2023?

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, vëllimi I tregut sekondar të titujve të Qeverisë u dominua në masën e 67.32% nga transaksione në instrumente afatshkurtër që I përkasin bonove të thesarit dhe 32.68% nga transaksionet në instrumente afatgjatë që I përkasin obligacioneve.
Sipas të dhënave nga Autoriteti I Mbikëqyrjes Financiare, parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 86.39% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari. Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të Qeverisë për periudhën janar- qershor 2023, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 54.50% dhe 34.38% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për periudhën janar - qershor 2023 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.08% të të gjitha transaksioneve në këtë treg. Transaksioni “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar - qershor 2023, ka pasur një rritje prej 316.17 milionë lekë ose 13.29% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i transaksioneve “Shitje nga Portofoli i ndërmjetësimit” është rritur në masën 131.14%. Transaksioni “Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar - qershor 2023, ka pasur një ulje prej 128.73 milionë lekë ose 8.85%, ndërkohë pati një rritje në numrin e transaksioneve në masën 6.89%, krahasuar me periudhën janar - qershor 2022.
Në totalin e transaksioneve të këtyre dy llojeve të marra së bashku, vihet re një rritje në vlerë absolute me rreth 187.44 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar - qershor 2022.
Diamila Leka/SCAN
Sondazh

Polonia dyfishon rezervat e qymyrit - Sindikatat, në protestë: Pjesa më e madhe vjen nga importi
Rezervat e qymyrit të Polonisë kryesisht nga importi pothuajse janë dyfishuar që nga viti i kaluar, duke bërë që një sindikatë e fuqishme të paralajmërojë për......

Thatësira kërcënon rrugën kryesore tregtare lumore - Rënia e nivelit të lumit Rhine pritet të rrisë kostot e transportit dhe mallrave
Thatësira në Europë nuk po shkakton vetëm zjarre dhe rreziqe për sigurinë ushqimore, por po kërcënon edhe dërgesat e transportuara në lumenjtë e kontinentit,......

Zhvillim i qendrueshëm i blegtorisë - Krifca: Praktikat më të mira franceze me investime inovatore
Investimet novatore në instalimin e paneleve diellore apo në infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e qumështit u kanë ardhur në ndihmë blegtorëve të malit......

Jo veç KLSH, raportohet dëm edhe nga auditët e brendshëm - Në një vit, 7260 gjetje të shkeljeve nga administrata publike. Kryesisht pronat e tenderët
Nuk është vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit ai që ka evidentuar shelje të punonjësve të administratës publike. Scan televizion ka zbardhur rezultatet e......

Tirana, më e shtrenjta në rajon - Mercer: Ka kosto më të larta jetese se Beogradi, Shkupi dhe Sarajeva
Tirana renditet në vend të 153-të në Indeksin e Kostove të Jetesës të publikuar nga “Mercer” për vitin 2023. Renditja e këtij viti përfshin 227 qytete në pesë......

Vendet baltike shkëputen nga rrjeti energjetik rus - Lidhja me sistemin e BE do të kryhet verën e ardhshme
Estonia, Letonia dhe Lituania kanë rënë dakord të përshpejtojnë integrimin e tyre në sistemin elektrik të Bashkimit Europian në mënyrë që të shkëputen nga......

Rriten pagat për stafin e British Airways - Do të marrin 13% më shumë për të kompensuar inflacionin e lartë
Rreth 24,000 punonjës të kompanisë ajrore British Airways do të marrin një rritje page prej 13.1% gjatë 18 muajve, deklaroi sindikata Unite. Kjo rritje......

Skema Kombëtare 2023, ministrja Krifca:Mbështetje të veçantë blegtorisë, përfitojnë të 12 mijë aplikantët
Investimet novatore në instalimin e paneleve diellore apo në infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e qumështit u kanë ardhur në ndihmë blegtorëve të malit......