Rriten pagat për stafin e British Airways - Do të marrin 13% më shumë për të kompensuar inflacionin e lartë

Rreth 24,000 punonjës të kompanisë ajrore British Airways do të marrin një rritje page prej 13.1% gjatë 18 muajve, deklaroi sindikata Unite. Kjo rritje pasqyron nivelin e lartë të inflacionit të vendit dhe rikthimin e udhëtimeve pas pandemisë.
Unite tha në një deklaratë se marrëveshja përfshinte gjithashtu një pagesë të njëhershme prej 1000 paund dhe mundësinë që paga të rritet më tej gjatë periudhës nëse inflacioni mbetet i lartë. Inflacioni në Britani arriti nivelin më të lartë të 41 viteve prej 11.1% vitin e kaluar dhe ka rënë më ngadalë se në vendet e tjera, 7.9% në qershor, më i larti ndër ekonomit e mëdha.
Punonjësit në kompaninë British Airways, e cila është në pronësi të kompanisë mëmë IAG, votuan për ofertën 13.1% duke e pranuar atë.
Të gjithë sektorët në Brritani sidomos gjatë vitit të kaluar kanë zhvilluar greva duke kërkuar rritjen e pagave. Vendi regjistroi numrin më të madh të ditëve të punës të humbura për shkak të grevave në vitin 2022 në më shumë se 30 vjet. Rreth 2.5 milionë ditë pune u humbën për shkak të grevave dhe protestave, shifra më e lartë që nga viti 1989 kur u humbën 4.1 milionë ditë pune.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Skema Kombëtare 2023, ministrja Krifca:Mbështetje të veçantë blegtorisë, përfitojnë të 12 mijë aplikantët
Investimet novatore në instalimin e paneleve diellore apo në infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e qumështit u kanë ardhur në ndihmë blegtorëve të malit......

Ndikimi inspirues i Kredo Finance në komunitet: Kampi veror Tropojë!
Kredo Finance është një institucion financiar mikrokredie i njohur në Shqipëri për një histori të gjatë të angazhimit për fuqizimin e komuniteteve. Në......

Detyrimet, sa borxhe ka shlyer shoqëria rajonale UKD - Shifrat e paguara në 2023 për energjinë, tatimet, sigurimet e mallrat
Detyrimet e prapambetura janë kthyer në problematikën kryesore të shoqërive rajonale të ujësjellës kanalizmeve në vend. Me argumentin për t’i dhënë zgjidhje......

Si produktet e lira kineze po ‘rrjedhin’ në kutitë postare të SHBA-së pa tarifa doganore?!
Rritja meteorike e platformave të blerjeve që shesin mallra të prodhuara nga Kina, përfshirë Shein dhe Temu, është nxitur nga një boshllëk dekadash që lejon......

Parashikimi i qeverisë, 3.9% rritja e PBB deri në 2026 - Dokumenti afatmesëm/ Inflacioni do të bjerë 3% që këtë vit, do rriten pagat dhe konsumi
Qeveria pret që inflacioni të stabilizohet gradualisht që në vitin 2023, faktor që do të luajë edhe rol të dorës së parë në ecurinë e ekonomisë për tre vitet......

“Më shumë mbështetje financiare për eficiencën e energjisë” - Skemat, studimi: Të ndërmerren politika nga institucionet qendore e vendore
Skemat e mbështetjes financiare për energjitë e rinovueshme dhe eficiencën e energjisë në vendin tonë janë në nivele shumë të ulta, krahasuar me programet......

BSH rrit ndërhyrjet në tregun valutor - Do të blejë 80 Mln euro plus. Deri tani janë blerë 170 Mln euro
Ashtu siç edhe u paralajmërua më herët nga Guvernatori Gent Sejko, Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë blerjen e euros në tregun e brendshëm valutor për të......

Me ‘dyndjen’ e turistëve të BE-së, Kroacia po mëson ta dojë euron!
Populli i Kroacisë kishte disa arsye për të festuar në mesnatën e 1 janarit 2023. Ata, natyrisht, po e pritën vitin e ri në mënyrë tradicionale dhe plot......