Shqipëria Postuar më 4 Gusht 2023, 12:22

BSH rrit ndërhyrjet në tregun valutor - Do të blejë 80 Mln euro plus. Deri tani janë blerë 170 Mln euro

Nga SCAN TV
BSH rrit ndërhyrjet në tregun valutor - Do të blejë 80 Mln

Ashtu siç edhe u paralajmërua më herët nga Guvernatori Gent Sejko, Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë blerjen e euros në tregun e brendshëm valutor për të stabizilizuar tendencën mbiçmuese të lekut ndaj saj. Nga kufiri prej 220 milionë eurosh i përcaktuar në fillim të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka çuar në 300 milionë, për të ulur kështu disi volumin shumë të lartë të monedhës së përbashkët europiane që qarkullon në tregun shqiptar. Vendimi vjen edhe pasi Banka e Shqipërisë ka blerë deri në këtë fazë të vitit rreth 170 milionë euro në tregun e brendshëm, duke ju afruar ndjeshëm kufirit maksimal prej 220 milionë euro të përcaktuar në fillim të vitit.

Gjithsesi, sipas ekspertëve të pyetur nga televizioni Scan, tërheqja nga tregu i brendshëm i 170 milionë eurove nuk dha asnjë efekt të dukshëm në frenimin e tendencës nënccmumese të euros për gjysmën e parë të vitit. Ata parashikojnë që zor se shtimi i blerjeve me 130 milionë euro për pjesën e mbetur të vitit të jape efekte domethënëse në frenimin e tendencës nënccmumese të monedhës së përbashkët evropiane.

Banka e Shqipërisë është gjendur së fundmi nën presion nga eksportuesit, si dhe aktorë të tjerë të varur nga monedha e përbashkët europiane, të cilët po vihen në vështirësi nga një nënçmim kaq i fortë i saj.

Ndërkohë që vetë Banka e Shqipërisë sheh më shumë efekte pozitive se negative nga forcimi i vazhdueshëm i lekut në raport me euron. Sipas saj, forcimi i lekut në raport me valutat ka ardhur nga përmirësimet strukturore të ekonomisë shqiptare, proces i nisur vite më parë. Në thelb të këtyre përmirësimeve qëndrojnë sipas Bankës së Shqipërisë remintancat, turizmi, investimet e huaja, sidomos blerjet e pasurive të patundshme nga jorezidentët.

Lorenc Rabeta/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......