Europa Postuar më 4 Gusht 2023, 11:42

Banka e Anglisë, rekord të ri 15-vjeçar - Rrit normën bazë të interesit në 5,25%, ndërsa inflacioni në qershor ishte 7,9%

Nga SCAN TV
Banka e Anglisë, rekord të ri 15-vjeçar - Rrit normën

Banka e Anglisë rriti normën e saj bazë të interesit me një çerek pikë përqindjeje në një rekord 15-vjeçar prej 5.25% dhe dha një paralajmërim të ri se kostot e huamarrjes mund të vijojnë të qëndrojnë të larta.

Ndryshe nga Rezerva Federale e SHBA, ose Banka Qendrore Evropiane, të cilat gjithashtu ngritën normat me një çerek pikë javën e kaluar, Komiteti i Politikës Monetare të Bankës së anglisë dha pak sugjerime se rritja e normave do të përfundonte, ndërsa lufton me inflacionin e lartë.

Inflacioni arriti nivelin më të lartë të 41 viteve prej 11.1% vitin e kaluar dhe ka rënë më ngadalë se në vendet e tjera, duke arritur në 7.9% në qershor, më i larti ndër ekonomitë e mëdha.

"Inflacioni godet më pak të pasurit dhe ne duhet të sigurohemi që ai të bjerë deri në objektivin prej 2%", deklaroi guvernatori Andrew Bailey.

Banka e Anglisë parashikon se inflacioni do të bjerë në 4.9% deri në fund të këtij viti, një rënie më e shpejtë nga sa kishte parashikuar në maj. Kjo do të lehtësojë kryeministrin Rishi Sunak, i cili u zotua në janar të përgjysmojë inflacionin këtë vit, një objektiv që dukej sfidues. Inflacioni pritet kthehet në objektivin prej 2% deri në tremujorin e dytë të 2025, tre muaj më vonë se sa ishte parashikuar në maj.

Sipas Bankës së Anglisë, rritja e pagave kishte qenë një shtytës më i madh i inflacionit të lartë, sesa marzhet e fitimit të kompanive.

Dorian Koça/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......