Zhvillim i qendrueshëm i blegtorisë - Krifca: Praktikat më të mira franceze me investime inovatore

Investimet novatore në instalimin e paneleve diellore apo në infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e qumështit u kanë ardhur në ndihmë blegtorëve të malit të Çajupit të zhvillojnë më tej blegtorinë dhe të sigurojnë më shumë të ardhura.
“Kemi zgjedhur disa stane të tillë për t’i mundësuar infrastrukturën energjetike që i mungonte duke instaluar panele fotovoltaikë, inverter si dhe infrastrukturë ruajtëse me tanker ftohës, çka i mundëson këtij stani, por dhe disa blegtorëve përreth që ta që ta grumbullojnë e ta ruajnë qumështin në tankerin ftohës, që merr energji nga panelet”, u shpreh Krifca.
Ministrja bëri me dije se ky model, që po zbatohet së bashku me Institutin Francez të Blegtorisë, të shtrihet edhe në zona të tjera duke mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të blegtorisë së imët e të qëndrueshme. Ndërkohë që, Vigan Dervishi, përfaqësues i projektit francez tha se, projekti sjell praktikat më të mira franceze në blegtori që mund të përshtaten në Shqipëri me investime të vogla, por që mund të japin rezultate shumë më të mira.
“Ne duam të përmirësojmë mjaft elemente, por duke ruajtur gjithmonë, duke pasur në qendër të vëmendjes mbrojtjen e natyrës dhe përmirësimin e natyrës. Projekti ka si qëllim, të rrisë prodhimin dhe të promovojë logjikat territoriale të zhvillimit”, tha ai.
Ndërkaq, Krifca shprehu angazhimin dhe interesin për shtimin e praktikave të mira zoonotike, praktikave të mira blegtorale, që i shërbejnë rrugës së nisur për mbështetjen dhe rritjen e blegtorisë.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Jo veç KLSH, raportohet dëm edhe nga auditët e brendshëm - Në një vit, 7260 gjetje të shkeljeve nga administrata publike. Kryesisht pronat e tenderët
Nuk është vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit ai që ka evidentuar shelje të punonjësve të administratës publike. Scan televizion ka zbardhur rezultatet e......

Tirana, më e shtrenjta në rajon - Mercer: Ka kosto më të larta jetese se Beogradi, Shkupi dhe Sarajeva
Tirana renditet në vend të 153-të në Indeksin e Kostove të Jetesës të publikuar nga “Mercer” për vitin 2023. Renditja e këtij viti përfshin 227 qytete në pesë......

Vendet baltike shkëputen nga rrjeti energjetik rus - Lidhja me sistemin e BE do të kryhet verën e ardhshme
Estonia, Letonia dhe Lituania kanë rënë dakord të përshpejtojnë integrimin e tyre në sistemin elektrik të Bashkimit Europian në mënyrë që të shkëputen nga......

Rriten pagat për stafin e British Airways - Do të marrin 13% më shumë për të kompensuar inflacionin e lartë
Rreth 24,000 punonjës të kompanisë ajrore British Airways do të marrin një rritje page prej 13.1% gjatë 18 muajve, deklaroi sindikata Unite. Kjo rritje......

Skema Kombëtare 2023, ministrja Krifca:Mbështetje të veçantë blegtorisë, përfitojnë të 12 mijë aplikantët
Investimet novatore në instalimin e paneleve diellore apo në infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e qumështit u kanë ardhur në ndihmë blegtorëve të malit......

Ndikimi inspirues i Kredo Finance në komunitet: Kampi veror Tropojë!
Kredo Finance është një institucion financiar mikrokredie i njohur në Shqipëri për një histori të gjatë të angazhimit për fuqizimin e komuniteteve. Në......

Detyrimet, sa borxhe ka shlyer shoqëria rajonale UKD - Shifrat e paguara në 2023 për energjinë, tatimet, sigurimet e mallrat
Detyrimet e prapambetura janë kthyer në problematikën kryesore të shoqërive rajonale të ujësjellës kanalizmeve në vend. Me argumentin për t’i dhënë zgjidhje......

Si produktet e lira kineze po ‘rrjedhin’ në kutitë postare të SHBA-së pa tarifa doganore?!
Rritja meteorike e platformave të blerjeve që shesin mallra të prodhuara nga Kina, përfshirë Shein dhe Temu, është nxitur nga një boshllëk dekadash që lejon......