Jo veç KLSH, raportohet dëm edhe nga auditët e brendshëm - Në një vit, 7260 gjetje të shkeljeve nga administrata publike. Kryesisht pronat e tenderët

Nuk është vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit ai që ka evidentuar shelje të punonjësve të administratës publike. Scan televizion ka zbardhur rezultatet e kontrolleve të vetë njësive audituese të institucoineve publike gjatë vitit të shkuar. Në 1008 angazhime auditimi të kryera nga 435 auditues që numëron ambasada publike, u identifikuan 7260 gjetje të shkeljeve të procedurave, devijimeve dhe dobësive në sistemet e administrimit të pronës publike, prokurimit publik, pagesave, shpërblimeve, menaxhimit të aseteve, sistemi i tatim taksave, si dhe sisteme të tjera sipas fushës së përgjegjësisë së njësive publike.
Gjetjet e audituesve të institucioneve publike janë pasqyruar të përmbledhura në Raportin mbi Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme për vitin 2022.
Një pjesë e gjetjeve të auditimit janë konstatuar të kenë shkaktuar efekt financiar negativ në masën 406.3 milionë lekë, ose 4 milionë eurove. Struktura e dëmit ekonomik të shkaktuar identifikon peshën specifike më të madhe në sistemin e tatim-taksave dhe doganave rreth 41.2%, rreth 25.5% të specifikuara tek të tjera sipas fushave të përgjegjësisë së njësisë publike dhe 9.1% në sistemin e pagave, shpërblime, trajtime, komisione.
Raporti evidenton se ka një tendencë në rritje të rasteve të identifikuara për dyshim të parregullsive dhe keqmanaxhimit /keqadministrimit financiar nga strukturat e auditimit të brendshëm.
Gjatë vitit 2022, në total janë raportuar në 11 njësi shpenzuese për raste të dyshuara të parregullsive dhe shkeljeve te rënda (5 raste më shumë se një vit më parë), të cilat në gjykimin profesional të audituesve janë dërguar për investigim të mëtejshëm tek Titullari përkatës për ndjekje nga Drejtoria e Inspektimit Financiar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe në institucione të tjera.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Tirana, më e shtrenjta në rajon - Mercer: Ka kosto më të larta jetese se Beogradi, Shkupi dhe Sarajeva
Tirana renditet në vend të 153-të në Indeksin e Kostove të Jetesës të publikuar nga “Mercer” për vitin 2023. Renditja e këtij viti përfshin 227 qytete në pesë......

Vendet baltike shkëputen nga rrjeti energjetik rus - Lidhja me sistemin e BE do të kryhet verën e ardhshme
Estonia, Letonia dhe Lituania kanë rënë dakord të përshpejtojnë integrimin e tyre në sistemin elektrik të Bashkimit Europian në mënyrë që të shkëputen nga......

Rriten pagat për stafin e British Airways - Do të marrin 13% më shumë për të kompensuar inflacionin e lartë
Rreth 24,000 punonjës të kompanisë ajrore British Airways do të marrin një rritje page prej 13.1% gjatë 18 muajve, deklaroi sindikata Unite. Kjo rritje......

Skema Kombëtare 2023, ministrja Krifca:Mbështetje të veçantë blegtorisë, përfitojnë të 12 mijë aplikantët
Investimet novatore në instalimin e paneleve diellore apo në infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e qumështit u kanë ardhur në ndihmë blegtorëve të malit......

Ndikimi inspirues i Kredo Finance në komunitet: Kampi veror Tropojë!
Kredo Finance është një institucion financiar mikrokredie i njohur në Shqipëri për një histori të gjatë të angazhimit për fuqizimin e komuniteteve. Në......

Detyrimet, sa borxhe ka shlyer shoqëria rajonale UKD - Shifrat e paguara në 2023 për energjinë, tatimet, sigurimet e mallrat
Detyrimet e prapambetura janë kthyer në problematikën kryesore të shoqërive rajonale të ujësjellës kanalizmeve në vend. Me argumentin për t’i dhënë zgjidhje......

Si produktet e lira kineze po ‘rrjedhin’ në kutitë postare të SHBA-së pa tarifa doganore?!
Rritja meteorike e platformave të blerjeve që shesin mallra të prodhuara nga Kina, përfshirë Shein dhe Temu, është nxitur nga një boshllëk dekadash që lejon......

Parashikimi i qeverisë, 3.9% rritja e PBB deri në 2026 - Dokumenti afatmesëm/ Inflacioni do të bjerë 3% që këtë vit, do rriten pagat dhe konsumi
Qeveria pret që inflacioni të stabilizohet gradualisht që në vitin 2023, faktor që do të luajë edhe rol të dorës së parë në ecurinë e ekonomisë për tre vitet......