Tirana, gati 63% të totalit të primeve - AMF: Berati dhe Gjirokastra, pagim të lartë dëmesh në raport me vlerën e kontratave

Ledina Elezi/SCAN
Pothuajse 63% e totalit të primeve të shkruara bruto dhe e dëmeve të paguara në rang vendi gjenden në Tiranë. Në vend të dytë vjen Durrësi, i cili përbën vetëm 7% të vlerës prej 22.8 miliardë lekësh të primeve, ndjekur nga Korça me gati 5% dhe 4.5% në Vlorë e Fier. Qarqet e tjera të vendit përbëjnë një përqindje të papërfillshme të totalit të primeve dhe shumës prej 6.5 miliardë lekësh të dëmeve të paguara.
Konkretisht, qarku i Tiranës numëron 14.3 miliardë prime të shkruara bruto, ndërsa ai i Durrësit 1.6 miliardë. Qarku që ka regjistruar përqindjen më të vogël të policave të sigurimit është ai i Kukësit me vetëm 201 milionë lekë prime dhe më pas Dibra me 368 milionë.
Për sa i përket dëmeve të paguara, pavarësisht se Berati ka pasur një vlerë më të lartë të primeve të shkruara bruto se Dibra, nga të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare rezulton se Qarku i Beratit ka pasur më tepër raste për pagim dëmesh sesa Dibra. Kjo nënkupton se qarqe si Berati janë përballur me një frekuencë më të lartë të ngjarjeve të siguruara, të tilla si fatkeqësitë natyrore, aksidentet ose sigurime të tjera. E njëjta gjë vlen për Gjirokastrën, ndërsa qarku i Kukësit vazhdon të ketë një përqindje më të ulët dëmesh të paguara, në përputhje kjo edhe me numrin e primeve të shkruara bruto.
Shifrat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nxjerrin në pah një pabarazi në shpërndarjen e primeve të shkruara bruto dhe dëmeve të paguara në të gjithë Shqipërinë, me një përqendrim të konsiderueshëm të aktivitetit të sigurimeve në kryeqytet dhe një rënie më të madhe në rajone të tjera. Përvec densitetit të popullisë, faktorët që kanë kontribuar në këtë shpërndarje janë aktiviteti ekonomik dhe zhvillimi rajonal.
Sondazh

Financim për SME-të në tranzicion të gjelbër e digjital - Hapet thirrja/ Grante për zgjerimin e tyre në tregjet ndërkombëtare
Elisabeta Dosku/ SCAN Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri mund të përfitojnë grante deri në 2500 euro, për të mbështetur aktivitetet e tyre të......

Miliarda njerëz nuk po hanë mjaftueshëm 7 lëndë ushqyese kritike - Ja se si t'i futni ato në dietën tuaj!
Edel Strazimiri / SCAN Ushqyesit si hekuri dhe kalciumi janë thelbësore për shëndetin e gjakut dhe kockave, respektivisht. Por më shumë se gjysma e......

Kërkesa globale për helium do të dyfishohet në 2035 - Rritja do të vijë nga industria e gjysmëpërçuesve, mungesa e alternativave
Kristi Ceta/SCAN Kërkesa globale për helium ka të ngjarë të dyfishohet deri në vitin 2035, e mbështetur kryesisht nga një rritje e kërkesës nga......

Italia, kthen vëmendjen në energjinë bërthamore - Projekti synon reduktimin e varësisë ndaj lëndëve djegëse
Kristi Ceta/SCAN Italia po konsideron një risi në politikën e saj energjetike, duke krijuar një kompani të re të fokusuar në zhvillimin e reaktorëve të......

Riciklimi i baterive të makinave elektrike - Impianti gjerman do të riciklojë 30,000 ton në vit
Kristi Ceta/SCAN Kompania e re gjermane Cylib, e cila mbështetet nga gjigantë si Porsche dhe Bosch, ka nisur në Dormagen, në jug të Duseldorfit,......

2,4 mld USD për bateritë e makinave elektrike - Vendimi i Japonisë do të zgjerojë kapacitetin e prodhimit me 50%
Kristi Ceta/SCAN Japonia do të japë më shumë subvencione për prodhimin e baterive të automjeteve elektrike, duke premtuar deri në 2.4 miliardë dollarë......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 90 lekë dhe është shitur me 91 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane është blerë sot me 99.3 lekë......

“Përçarje” brenda BE? - Spanja i bën thirrje bllokut të “rishqyrtojë” tarifat për Kinën
Kristi Ceta/SCAN Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez i ka bërë thirrje të hapur Komisionit Evropian dhe 26 vendeve të tjera anëtare të BE-së që të......