Shqipëria Postuar më 12 Shtator 2024, 11:10

Financim për SME-të në tranzicion të gjelbër e digjital - Hapet thirrja/ Grante për zgjerimin e tyre në tregjet ndërkombëtare

Nga SCAN TV
Financim për SME-të në tranzicion të gjelbër e digjital

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri mund të përfitojnë grante deri në 2500 euro, për të mbështetur aktivitetet e tyre të ndërkombëtarizimit. Ky financim synon të mbulojë kostot që lidhen me strategjitë e hyrjes në treg, partneritetet ndërkombëtare dhe aktivitete të tjera që mund të ndihmojnë SME-të të krijojnë ose zgjerojnë praninë e tyre në tregjet e huaja.

Subjektet që do të mbështeten lidhen me industri si energjia e rinovueshme, përfshirë hidrogjenin e rinovueshëm dhe depozitimin e energjisë;  Rinovimi i thellë i ndërtesave; Industri me karbon të ulët; Bateritë dhe sistemet e tjera të ruajtjes së energjisë. Si dhe industritë që përfshijnë teknologjinë dhe veprimtari të inovacionit.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka dhënë informacione mbi këtë thirrje, ku buxheti i përgjithshëm për këto grante është 25,000 €, i shpërndarë në 10 Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme.

Financimi bëhet nga granti i Ndërkombëtarizimit INGENIOUS, i ciku është pjesë e nismës më të gjerë të Eurocluster INGENIOUS, që synon të mbështesë SME-të evropiane në zgjerimin e kapaciteteve dhe operimit të tyre në tregjet ndërkombëtare.

Granti fokusohet në nxitjen e elasticitetit dhe promovimin e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në përputhje me objektivat e BE-së. Programi ofron asistencë financiare për SME-të që ndërmarrin misione ndërkombëtarizimi në vendet e caktuara të synuara në Afrikë, Azi, Amerikën Veriore dhe Latine.

Objektivat kryesore të grantit të ndërkombëtarizimit janë mbështetja e ndërkombëtarizimit të SME-ve. Ndihma e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, të zgjerojnë operacionet e tyre dhe praninë në treg ndërkombëtarisht, veçanërisht në rajone që janë strategjikisht të rëndësishme për rritjen e tyre.

Promovimi i tranzicioneve e gjelbra dhe dixhitale.  Inkurajimi i SME-ve të integrojnë praktikat e qëndrueshme dhe teknologjitë dixhitale në strategjitë e tyre ndërkombëtare, në përputhje me synimet e BE-së për arritjen e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050 dhe udhëheqjen e transformimit dixhital.

Rritja e konkurrencës së tregut.  Mundësia e SME-ve të bëhen më konkurruese në shkallë globale duke u ofruar atyre burimet e nevojshme për të hyrë në tregje të reja në mënyrë efektive. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 shtator 2024.

Sondazh

Poll
Shqipëria 12 Shtator

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

  Dollari amerikan është blerë sot me 90 lekë dhe është shitur me 91 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane është blerë sot me 99.3 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat