Riciklimi i baterive të makinave elektrike - Impianti gjerman do të riciklojë 30,000 ton në vit

Kristi Ceta/SCAN
Kompania e re gjermane Cylib, e cila mbështetet nga gjigantë si Porsche dhe Bosch, ka nisur në Dormagen, në jug të Duseldorfit, ndërtimin e një fabrike të madhe për riciklimin e baterive të makinave elektrike, me vlerë 180 milionë euro.
Kompania pretendon se fabrika e saj do të jetë objekti më i madh në botë i riciklimit të baterive litium-jon pasi planifikon të riciklojë rreth 30,000 tonë bateri të përdorura EV në vit.
Sipas burimeve, këto bateri të ricikluara do të përdoren nga Porsche, e cila më parë ka investuar 55 milionë euro në kompaninë Cylib. Fabrika është planifikuar të fillojë punën në vitin 2026.
Bateria mesatare e automjeteve elektrike peshon rreth 500 kg, kështu që impianti do të jetë në gjendje të përpunojë rreth 60,000 të tilla në vit. Kjo është shumë më tepër se objekti më i madh aktual i Evropës, Hydrovolt në Norvegji. Sipërmarrja e përbashkët midis Northvolt dhe firmës norvegjeze të energjisë së rinovueshme Hydro, ka një kapacitet prej 12,000 tonësh në vit.
Cylib deklaroi se impianti do t'u shërbejë kryesisht klientëve në industrinë e automobilave, prodhimin e baterive dhe industrinë kimike, dhe dëshiron të hapë fabrika të ngjashme në vende të tjera në Gjermani dhe vende të tjera evropiane.
Objekti i ri është duke u ndërtuar në një zonë të përdorur më parë nga industria kimike. Vendndodhja është strategjike dhe zinxhirët e duhur të furnizimit janë gati.
E themeluar në vitin 2022, Cylib ka zhvilluar një proces riciklimi të baterive që rikuperon të gjitha lëndët e para kritike nga bateritë. Kjo përfshin elementë kryesorë si litiumi, kobalti, nikeli, alumini dhe mangani.
Sondazh

2,4 mld USD për bateritë e makinave elektrike - Vendimi i Japonisë do të zgjerojë kapacitetin e prodhimit me 50%
Kristi Ceta/SCAN Japonia do të japë më shumë subvencione për prodhimin e baterive të automjeteve elektrike, duke premtuar deri në 2.4 miliardë dollarë......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 90 lekë dhe është shitur me 91 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane është blerë sot me 99.3 lekë......

“Përçarje” brenda BE? - Spanja i bën thirrje bllokut të “rishqyrtojë” tarifat për Kinën
Kristi Ceta/SCAN Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez i ka bërë thirrje të hapur Komisionit Evropian dhe 26 vendeve të tjera anëtare të BE-së që të......

Balluku viziton shkollën e rikonstruktuar në Klos sipas parametrave të efiçencës së energjisë: Kushte e standarde më të mira për nxënësit
Tre shkolla në bashkinë e Klosit i janë nënshtruar një rikonstruksioni të plotë duke ofruar kushte shumë më të mira për të gjithë nxënësit. Ndërhyrja për......

Eficienca e energjisë në godinat publike - Balluku: UNDP, mbështetje me grante për ndërhyrje në godina publike
Ola Mitre / SCAN UNDP do të mbështesë qeverinë shqiptare me grante, që do të kenë në fokus investimet sipas parimeve të eficiencës së energjisë në......

Çmimet e apartamenteve u rritën me gati 17% - Bëhet më e vështirë blerja e një banese. Nini: Ndikoi edhe cilësia e lartë e ndërtimit
Ledina Elezi / SCAN Pavarësisht se ka pasur një rritje të kërkesës për qiramarrje dhe blerje apartamentesh të reja, të dhënat zyrtare nga Banka e......

42.7 mln euro për Strategjinë e Drejtësisë 2024-2030 - Nga përputhjet me standardet europiane, te forcimi i pavarësisë. Cilat janë synimet?
Diamila Leka/ Scan Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë 2024-2030, është nxjerrë për konsultim me publikun. Kjo strategji ka një kosto të......

Biletat e urbanit falas për pensionistët - Mund të pajisen me karta. Memaj: Jemi ende në diskutime
Lidion Kulla/Scan Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, të gjithë pensionistët do të udhëtojnë falas me autobusë në Tiranë. Por, ende nuk ka......