Çmimet e apartamenteve u rritën me gati 17% - Bëhet më e vështirë blerja e një banese. Nini: Ndikoi edhe cilësia e lartë e ndërtimit

Ledina Elezi / SCAN
Pavarësisht se ka pasur një rritje të kërkesës për qiramarrje dhe blerje apartamentesh të reja, të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se janë shitur më pak prona në gjysmën e parë të vitit, ndërsa është bërë edhe më e vështirë shitja e një apartamenti në Tiranë. A është diktuar kjo mospërputhje nga çmimet më të larta të ofertës, pra çmimeve më të larta të apartamenteve për shitje?
Agjenti i Pasurive të Paluajtshme, Jani Nini, u shpreh për Televizionin Scan se cilësia e lartë e ndërtimit është një prej faktorëve që kanë ndikur në rritjen e çmimeve të banesave, teksa shpjegoi dhe cilat janë zonat më të preferuara për klientët dhe ato më të shtrenjtat.
“Në gjashtëmujorin e parë të paktën, ka pasur një rritje të çmimit të pronave, një rritje më konstante në raport me vitet e tjera. Është një rritje e çmimeve edhe për shkak të cilësisë së ndërtimit. Kryesisht, rritje kanë pësuar zonat qendrore, që përfshijnë Unazën e Vogël. Zonat më të preferuara për qira janë ato brenda Unazës, por ato më të përballueshme janë kryesisht zonat që janë më larg se qendra ose ato që përfshijnë një perimetër pak më të distancuar nga Unaza e Vogël. Pjesa më e përballueshme pastaj, edhe për blerje, është po ashtu periferia, Astiri, Fresku, Paskuqani ndoshta, që po merr një zhvillim tjetër. Zonat më të kërkuara dhe më të shtrenjta janë Blloku, qendra me pjesët rreth Sheshit Skënderbej, si dhe pastaj gradualisht duke rënë është edhe çdo zonë brenda Unazës së Vogël, ndoshta Komuna e Parisit, edhe Liqeni i Thatë që edhe pse nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë me qendrën, pra ka pak distancë, sërish ka preferenca.”
Blerja e një apartamenti në Tiranë po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme. Rreth 53% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej agjentëve janë blerë me hua bankare, të cilat në 65% të rasteve kanë mbuluar deri në 60% të vlerës së banesës. Banka e Shqipërisë ka raportuar një rritje prej 16.9% të çmimit të banesave në rang vendi, ndërsa shitjet në kryeqytet regjistruan gjithashtu një rritje prej 23.5% ndaj periudhës paraardhëse.
Sondazh

42.7 mln euro për Strategjinë e Drejtësisë 2024-2030 - Nga përputhjet me standardet europiane, te forcimi i pavarësisë. Cilat janë synimet?
Diamila Leka/ Scan Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë 2024-2030, është nxjerrë për konsultim me publikun. Kjo strategji ka një kosto të......

Biletat e urbanit falas për pensionistët - Mund të pajisen me karta. Memaj: Jemi ende në diskutime
Lidion Kulla/Scan Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, të gjithë pensionistët do të udhëtojnë falas me autobusë në Tiranë. Por, ende nuk ka......

Po vijnë më shumë, por po shpenzojnë më pak - Një turist “harxhoi” 31 euro më pak sesa vitin e kaluar
Hamit Yzeiraj/SCAN Pavarësisht numrit të lartë të shtetasve të huaj në vend përgjatë gjysmës së parë të vitit, paraja e shpenzuar ishte e ulët duke parë......

Gati projektet e reja të ndërhyrjes në ujitje dhe kullim - Shtesa në buxhet, 400 milionë lekë. Përfiton Durrësi, Lezha, Fieri dhe Korça
Elisabeta Dosku/ SCAN Ndërsa jemi zyrtarisht në sezonin e vjeshtës i cili pasohet me shira dhe shpesh me përmbytje të tokave bujqësore, qeveria po......

Cilat janë mundësitë që ofron prodhimi organik? - Vetëm 800 hektarë të kultivuara. Denaj: Eksporte me vlerë më të lartë
Elisabeta Dosku/ SCAN Shqipëria ka vetëm 800 hektarë tokë me produkte organike, apo me pak se 1% te sipërfaqes se kultivuar në total. Për të rritur......

Në 20 vite humbëm 20 mln metër kub pyje - Shifrat e INSTAT: Vëllimi u “tkurr” me 1.64% në 2023-in
Ola Mitre / SCAN Vëllimi i përgjithshëm i pyjeve ra me 1.64% në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022. Sipas të dhënave nga Institui i Statistikave,......

Fitimet e riinvestuara “shtyjnë” përpara investimet e huaja - Në gjashtë muajt e parë të vitit arritën në 749.8 milionë euro
Xhorxhina Deda/SCAN Flukset financiare hyrëse në ekonominë e vendit të pasqyruara përmes bilancit të pagesave tregojnë një trend pozitiv sa i përket......

Pronat, më shumë para’ për kompensimet - Qeveria planifikon të rrisë me rreth 21% fondin deri në vitin 2027
Ada Hazizolli/SCAN Në tre vitet e ardhshme, Qeveria planifikon të rrisë me rreth 21 për qind fondin për kompensimin e pronarëve, por nuk ka arritur......