Cilat janë mundësitë që ofron prodhimi organik? - Vetëm 800 hektarë të kultivuara. Denaj: Eksporte me vlerë më të lartë

Elisabeta Dosku/ SCAN
Shqipëria ka vetëm 800 hektarë tokë me produkte organike, apo me pak se 1% te sipërfaqes se kultivuar në total. Për të rritur prodhimin “Bio” Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, nxit fermerët që të orientohen drejt këtij prodhimi si mundësi e “artë” për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare dhe për të shitur me vlerë më të lartë.
“Prodhimi organik paraqet mundësi të artë për Shqipërinë, sot produktet organike në vendet e botës kanë c çmim më të lartë në shitje, tregu është në rritje. Përse Shqipëria mos zërë një pjesë të tregut të BE, do të mundësonte zgjerim të eksporteve”.
Gjatë diskutimeve mbi projektligjin për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre, deputetët e komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, janë shprehur se duhet rritur mbështetja me financim për prodhimin organik, pasi kostot janë shumë të larta.
“Qe te nxisim bujqësinë organike duhet te japim me shume subvencione. Sepse me bujqësi organike prodhojnë me pak dhe kanë më shume kosto. Nuk kemi ecur fare, duhet të ecim shumë më shumë. Për sipërfaqet qe janë mbi 5 ha, keni dhënë të njëjtën sasi subvencionesh për ato që kanë më pak hektarë.”
“Sot s’ke asnjë leverdi për të kultivuar sipërfaqe organike , këto dy vite deri sa të bëhet efektiv ligji, për çfarë do shërbejnë?
Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë kanë sqaruar se mbështetja për bujqësinë organike nuk duhet parë vetëm në këndvështrimin e subvencioneve, por edhe të kufizimeve që ekziston, të cilat me këtë projektligj hiqen.
“Miratimi i këtij ligji krijon mundësinë e hartimit të programeve për zbatimin e tij. Po përgatisim planet e veprimit pas ardhjes së progres raportit, ku një komponent i rëndësishëm është prodhimi organik, ku përfshihet dhe komponenti i mbështetjes. Me skemat mbështetëse në dy vitet e fundit, prodhimi organik ka qenë i privilegjuar sepse të gjithë përfitojnë.. Sasia e mbështetjes tek ne është më e lartë në raport me BE. Por nga ana tjetër, duhet të kuptojmë që nuk është vetëm mbështetja që zhvillon në mënyrë të pakushtëzuar sektorin. Ligji pranon certifikimin në grup, duke qenë se fermat janë të fragmentarizuara, sepse kostot e certifikimit janë të larta. Risia e ligjit e sheh gjithë procesin në gjithë zinxhirin e vlerës”.
Komisioni parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka miratuar në parim projektligjin, i cili pas miratimit edhe në Kuvend, do ti shtrijë efektet ligjore nga viti 2027.
Sondazh

Në 20 vite humbëm 20 mln metër kub pyje - Shifrat e INSTAT: Vëllimi u “tkurr” me 1.64% në 2023-in
Ola Mitre / SCAN Vëllimi i përgjithshëm i pyjeve ra me 1.64% në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022. Sipas të dhënave nga Institui i Statistikave,......

Fitimet e riinvestuara “shtyjnë” përpara investimet e huaja - Në gjashtë muajt e parë të vitit arritën në 749.8 milionë euro
Xhorxhina Deda/SCAN Flukset financiare hyrëse në ekonominë e vendit të pasqyruara përmes bilancit të pagesave tregojnë një trend pozitiv sa i përket......

Pronat, më shumë para’ për kompensimet - Qeveria planifikon të rrisë me rreth 21% fondin deri në vitin 2027
Ada Hazizolli/SCAN Në tre vitet e ardhshme, Qeveria planifikon të rrisë me rreth 21 për qind fondin për kompensimin e pronarëve, por nuk ka arritur......

Raporti/ Besimi i biznesit europian në Kinë, në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave!
Edel Strazimiri / SCAN Besimi i biznesit europian në Kinë është në nivelin më të ulët historik, ndërsa marrëdhëniet e vendit me Perëndimin vijojnë të......

Çfarë konsiderohet një pagë e mirë? - Ja si krahasohen kryeqytetet europiane!
Edel Strazimiri / SCAN Çfarë e bën një pagë të mirë në vendin tuaj? Nuk është aq e thjeshtë sa tingëllon. Sipas ekspertëve, përgjigja varet nga faktorë......

Apple “pasuron” Irlandën - Kompania i detyrohet Dublinit 13 mld euro taksa të prapambetura
Kristi Ceta/SCAN Një vendim historik nga gjykata e lartë e Bashkimit Evropian vendosi që Irlanda do të marrë 13 miliardë euro taksa të papaguara nga......

Rekord i ri transaksionesh me AIPS - Përmes këtij sistemi u realizuan 3.3 mld euro transferta vetëm në tetë muaj
Ledina Elezi/SCAN Ka arritur në 3.3 miliardë euro vlera e transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS në fund të tetëmujorit. Megjithëse numri i......

Privati paguan rreth 15 mijë lekë më pak se shteti - Paga mesatare bruto arriti në gati 75 mijë lekë në tremujorin e dytë
Armela Duka/SCAN Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2024, arriti në 75,114 lekë ose 5.9% më shumë......