Privati paguan rreth 15 mijë lekë më pak se shteti - Paga mesatare bruto arriti në gati 75 mijë lekë në tremujorin e dytë

Armela Duka/SCAN
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2024, arriti në 75,114 lekë ose 5.9% më shumë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se në cilat aktivitete ekonomike ofrohet pagë më e lartë? Duket se situata ka mbetur e pandryshuar pasi, sipas të dhënave, rezulton se gjatë tremujorit të dytë 2024, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni. Ndërkohë, pagën më të ulët e ka sektori i buqësisë pyjeve dhe peshkimit.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, grupaktiviteti “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit” ka rritjen më të madhe prej 11.4%. Në të kundërt, rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale prej 3%.
Nga ana tjetër, nëse analizojmë pagën sipas grup-profesioneve ekonomike rezulton se kategoria “Manaxherë, Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutiv” ka pagën më të lartë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Paga për këtë grup-profesion arrin në 122,465 lekë.
Më pas renditen specialistët me arsim të lartë të cilët paguhen mesatarisht 97,548 lekë në muaj dhe forcat e armatosura që kanë një pagë mesatare mujore prej 86,397 lekë. Ndërkohë, më të keqpaguar janë punonjësit e kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit të cilët marrin një pagë mesatare mujore prej 47,684 lekësh në muaj.
Referuar analizës së pagave në sektorin privat dhe atë publik rezulton se prevalon ky i fundit. Konkretisht, paga mesatare mujore bruto në shtet arrin në 85,901 lekë në muaj ndërsa në privat 70,430 lekë në muaj. Rikujtojmë se paga minimale e miratuar në vendin tonë është 40,000 lekë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar përllogaritjet tregojnë se pagat në shtet u rritën me 4.12% ndërsa në privat me 6.8%.
Sondazh

Ndizet debati presidencial në SHBA - Trump-Harris përplasen për ekonominë dhe abortin
Kristi Ceta/SCAN Republikani Donald Trump dhe Zëvendëspresidentja Demokratike Kamala Harris u hodhën menjëherë në sulm në segmentin e hapjes së debatit......

BE redukton tarifat për Kinën - Propozohet ulje taksash për makinat elektrike të prodhuara nga Pekini
Kristi Ceta/SCAN Bashkimi Evropian do të ulë tarifat e propozuara për Tesla-n dhe automjetet e tjera elektrike të prodhuara në Kinë, njoftojnë burimet......

SpaceX do të ulet në Mars pas 2 vitesh - Qëllimi është të nisin fluturimet me ekuipazh brenda 4 vitesh
Kristi Ceta/SCAN Njerëzit mund të shkojnë në Mars brenda katër vitesh nëse vizioni i CEO-s së SpaceX, Elon Musk bëhet realitet. Ai shtoi se SpaceX do......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka shënuar rënie nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 89.9 lekë dhe është shitur me 90.9 lekë sipas kursit të këmbimit......

Huawei sjell telefonin e parë “Tri-fold” - Versioni i palosshëm 3 herë sfidon Apple me teknologjinë e avancuar
Kristi Ceta/SCAN Huawei Technologies e Kinës zbuloi telefonin e parë në botë të palosshëm deri në 3 herë, teksa kërkon të zgjerojë udhëheqjen në tregun......

Turistët sollën 1.9 miliardë euro në gjashtë muaj - Të ardhurat neto vlerësohen në rreth 739 milionë euro
Xhorxhina Deda/SCAN Gjatë tre muajve të dytë të vitit aktual turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 1.2 miliardë euro, duke konfirmuar kështu......

Remitancat, rekord historik në 3-mujorin e dytë - BSH: Emigrantët dërguan pranë familjeve 268 mln euro
Hamit Yzeiraj/SCAN Emigrantët shqiptarë dërguan rreth 268 milionë euro përgjatë 3-mujorit të dytë të vitit, çka përbën edhe shifrën më të lartë që nga......

Rritje e lehtë e huave me probleme në korrik - Banka e Shqipërisë: Arritën në 4.72%, por nuk cënohet cilësia e portofolit
Armela Duka/SCAN Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se një nga indikatorët më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar pati një......