Remitancat, rekord historik në 3-mujorin e dytë - BSH: Emigrantët dërguan pranë familjeve 268 mln euro

Hamit Yzeiraj/SCAN
Emigrantët shqiptarë dërguan rreth 268 milionë euro përgjatë 3-mujorit të dytë të vitit, çka përbën edhe shifrën më të lartë që nga viti 2008, kur nisën llogaritjet e Bankës së Shqipërisë. Të dhënat tregojnë se në raport me të njëjtën periudhë të një vitit më parë remitancat u zgjeruan me 38.5 mln euro. Rritja e kostove të jetesës në vend, pagat dhe pensionet e ulëta në krahasim me rajonin duket se nxisin emigrantët për të dërguar gjithnjë e më shumë para’ për familjet e tyre në atdhe.
Deri më tani përgjatë gjysmës së vitit familjet shqiptare morën në total 509 milionë euro nga familjarët që jetojnë në kurbet. Remitancat në këtë mënyrë po ndikojnë gjithnjë e më shumë në jetën socio-ekonomike në vend.
Ato janë burimi i vetëm financiar për gati 1/3 e familjeve shqiptare, duke mbajtur gjallë konsumin përmes përfshirjes financiare të popullatës, por duke dekurajuar punësimin. Ndonëse në valutë niveli i remitancave gjatë 2022-shit është i përafërt me atë të vitit 2008, nuk mund të thuhet e njëjta nëse ato kthehen në lekë.
Nga ana tjetër një shtysë për rritjen e remitancave në vend duket se ka luajtur dhe monedha europiane, pasi zhvlerësimi saj në tregun e brendshëm valuator gjatë këtij sezoni veror nën nivelin e 100 lekëve bëjnë që familjet shqiptare të përfitojnë më pak nga paratë e dërguara nga të afërmit e tyre në emigrim.
Sondazh

Rritje e lehtë e huave me probleme në korrik - Banka e Shqipërisë: Arritën në 4.72%, por nuk cënohet cilësia e portofolit
Armela Duka/SCAN Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se një nga indikatorët më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar pati një......

Ndryshojnë afatet për ankesat në tenderë - Operatorët ekonomikë, më shumë kohë në dispozicion për ankimim në KPP
Ola Mitre / SCAN Qeveria ka ndryshuar afatet e ankimimit për subjektet pjesëmarrës në procedura tenderuese. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren......

Çfarë biznesesh u hapën më shumë në 6 muaj? - Në kryeqytet mbizotërojnë subjektet e shërbimeve
Diamila Leka/ Scan Hapja e një marketi te vogël, e një furre buke, apo dyqane shërbimesh të ndryshme si dhe kafenetë e vogla janë ato biznese të cilat......

“Shëndeti në Shkolla”/ Këtë vit shkollor nis zbatimi i programeve të reja që mbështesin shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve
Me nisjen e vitit të ri shkollor, krahas zhvillimit të procesit mësimor, nisi edhe zbatimi i programeve në shkallë kombëtare, që kanë në qendër shkollën......

A u shitën më shumë prona këtë vit? - “Boom” blerjesh të banesave në bregdet. Vështirësohen shitjet në Tiranë
Ledina Elezi/SCAN Gjysma e parë e vitit ka regjistruar më pak prona të shitura krahasuar me periudhën paraardhëse. Sipas një vrojtimi të kryer me......

“Reforma e pensioneve, të përfshijë shtyllën e dytë” - Ekspertët: Indeksimi nuk e kompenson rritjen e çmimeve të shportës
Lidion Kulla/Scan Qeveria shqiptare, me asistencën e Bankës Botërore janë duke hartuar reformën e re të pensioneve, sepse ajo e ndërmarrë rreth 1......

Paketa fiskale 2025, biznesi bën gati propozimet - Nga lehtësitë fiskale për sektorë të veçantë, tek tarifat doganore
Elisabeta Dosku/ SCAN Këtë vit, biznesi ka marrë masa më herët për ti paraprirë paketës fiskale 2025. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë u ka dërguar......

Gaze të dëmshme, kufizohet importi i pajisjeve - Bizneset duhet të licencohen për të futur në Shqipëri frigoriferë e kondicionerë
Ola Mitre / SCAN Sipërmarrësit që importojnë, eksportojnë, magazinojnë, hedhin në treg apo mirëmbajnë pajisje që përmbajnë gaze me efekt serrë të......