Shqipëria Postuar më 10 Shtator 2024, 12:05

Gaze të dëmshme, kufizohet importi i pajisjeve - Bizneset duhet të licencohen për të futur në Shqipëri frigoriferë e kondicionerë

Nga SCAN TV
Gaze të dëmshme, kufizohet importi i pajisjeve - Bizneset duhet

Ola Mitre / SCAN

 

Sipërmarrësit që importojnë, eksportojnë, magazinojnë, hedhin në treg apo mirëmbajnë pajisje që përmbajnë gaze me efekt serrë të fluoruara do të duhet të licencohen për të ushtruar aktivitetin. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimin, ku përcaktohet dokumentacioni i nevojshëm për pajisjen me licencë të këtyre sipërmarrësve, të cilët do të kenë detyrime shtesë edhe në drejtim të raportimit për pajisjet që fusin në territorin shqiptar.

Gazet e fluoruara janë gaze me efekt serrë dhe kanë ndikim të lartë negativ në ngrohjen globale, teksa Shqipëria është angazhuar në reduktimin e tyre. Këto gaze përdoren kryesisht në qarqet ftohës të frigoriferëve, pajisjet e ajrit të kondicionuar, pompat e nxehtësisë dhe sistemet e mbrojtjes nga zjarri.

Sipas relacionit shoqërues të projektvendimit, nëpërmjet pajisjes me licencë të posaçme do të kenë mundësi të importojnë gaze apo pajisje që funksionojnë me këto gaze vetëm sipërmarrësit e regjistruar.

Kjo do të ndihmojë ministrinë përgjegjëse për mjedisin, autoritetet doganore apo inspektoratin përgjegjës për mjedisin të monitorojnë sasinë e importuar të gazeve të fluoruara apo pajisjeve që funksionojnë me këto gaze, sipas kuotës vjetore, si dhe të gjurmojnë sasinë e shpërndarë në tregun vendas.

Gjithashtu, licenncimi i posaçëm parashikohet të ndikojë në ndalimin e importit të pajisjeve, që nxirren nga tregu i Bashkimit Evropian e që shpesh herë vendi ynë është pritës.

Sipas ligjit të miratuar vitin e kaluar do të duhet të përcaktohet një kuotë vjetore për sasinë e lejuar për t’u importuar të këtyre pajisjeve, ndërkohë që parashikohen edhe gjoba, në rast të shkeljes së detyrimeve.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 10 Shtator

Rritje e përgjithshme në tregun valutor!

  Dollari amerikan është blerë sot me 89.9 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një ditë më parë. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat