Si kanë ecur investimet publike në 5 vite? - Në 7 muaj u disbursuan nga buxheti 336 milionë euro

Elisabeta Dosku/ SCAN
Afro 33.6 miliardë lekë kanë shkuar për investime publike në 7 muajt e parë të vitit. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, shpenzimet kapitale kanë një mosrealizimin në raport me planin e periudhës në nivelin -26.1 për qind. Ndërsa në raport me janar-korrik 2023, janë 3.4 miliardë lekë më pak të disbursuara.
Nëse do të bëjmë një krahasim të buxhetit të shpenzuar për investime në 7-mujor, në 5 vitet e fundit vihet re një luhatje e vazhdueshme.
Në 2020 shpenzimet kapitale për këtë periudhë regjistrohen në 35.9 miliardë lekë, duke pësuar një rritje në tre vitet në vijim, ku 2021-shi shënon vlerën më të lartë në 39.9 miliardë lekë.
Shkak për disbursimin në ulje të fondeve janë shpesh procedurat e prokurimit që ndjekin institucionet të cilat marrin një kohë të konsiderueshme, si dhe terrenet e vështira ku po realizohen projektet.
Megjithatë për muajin korrik 2024 janë disbursuar 7 miliardë lekë, me një rritje prej 0.9 miliardë lekë në raport me korrikun 2023.
Me aktin e fundit normativ të miratuar në muajin Gusht, qeveria rriti financimin për shpenzimeve kapitale në 150 miliardë lekë, nga 135 miliardë lekë që ishte në aktin normativ të muajit Shkurt, me një kapërcim prej 11%.
Tashmë është bërë praktikë që qeveria rishikon sërish buxhetin në mbyllje të vitit për të bërë rialokime të nevojshme, duke marrë fonde nga projekte që kanë pasur ecuri të dobët, për ti çuar ato në projekte me perfomancë më të mirë, në mënyrë që të përfundojnë sa më shpejt.
Shumica e buxhetit të shpenzimeve kapitale për vitin 2024 shkon për financimin e projekteve në vazhdim si: Unaza e madhe e Tiranës, Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë, Rruga e Arbrit, Segmenti Orikum-Dukat, apo projektet e nisura në infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve dhe projektet e zhvillimit urban të implementuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Si dhe vijon financimi për projektin e rindërtimit, zë në të cilën u shtuan sërish fonde me aktin e fundit normativ.

Fitore e madhe e Brukselit kundër teknologjisë së madhe - Google humbet 2.4 miliardë euro!
Në një fitore për Komisionin Europian, gjykata më e lartë e BE-së sot (10 shtator) la në fuqi një gjobë rekord prej 2.4 miliardë eurosh të vendosur ndaj......

Gjermania forcon kontrollet kufitare: Çfarë do të ndryshojë për udhëtarët?
Edel Strazimiri / SCAN Gjermania ka njoftuar se po forcon kontrollet në kufijtë e saj tokësorë në një përpjekje për të kontrolluar "emigrimin e......

Rritje e përgjithshme në tregun valutor!
Dollari amerikan është blerë sot me 89.9 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një ditë më parë. Monedha......

Apple prezanton iPhone 16 - Versioni i ri vjen me veçori të avancuara të “IA”
Kristi Ceta/SCAN Apple ka prezantuar telefonin e ri iPhone 16, me inteligjencë artificiale të përforcuar. Kompanitë e teknologjisë në mbarë botën po......

Kush do të jetë trilioneri i parë i planetit? - Elon Musk, kandidati kryesor për të arritur shifrën rekord
Kristi Ceta/SCAN Nëse vazhdon të bëhet i pasur me të njëjtin ritëm, Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë në vitin 2027. Kjo është sipas......

11 mln shtëpi do të ndriçohen me energji të gjelbër - Ankandi i energjisë ndihmon Britaninë në arritjen e objektivave
Kristi Ceta/SCAN Ankandi i energjisë së rinovueshme të Britanisë së Madhe ka siguruar mjaft projekte të reja të energjisë elektrike të pastër për të......

Çmimet e konsumit në BE - Luksemburgu renditet i pari me 52% mbi mesataren e bllokut
Kristi Ceta/SCAN Luksemburgu ka çmimet më të larta të konsumit ndër vendet e Bashkimit Evropian, madje 52 për qind më të larta se mesatarja e BE-së,......

3.5 mld euro shtesë për paga dhe pensione - Greqia “shfrytëzon” rritjen ekonomike mbi mesataren e eurozonës
Kristi Ceta/SCAN Greqia do të shpenzojë 3.5 miliardë euro shtesë vitin e ardhshëm për rritjen e pensioneve, pagave dhe për mbrojtjen, tha ministri i......