Apple prezanton iPhone 16 - Versioni i ri vjen me veçori të avancuara të “IA”

Kristi Ceta/SCAN
Apple ka prezantuar telefonin e ri iPhone 16, me inteligjencë artificiale të përforcuar. Kompanitë e teknologjisë në mbarë botën po garojnë për të shtuar inteligjencën artificiale në produkte dhe telefonat pritet të jenë një nga fushat më të rëndësishme të betejës. Kompania me bazë në Cupertino, Kaliforni, gjithashtu po shpreson se veçoria e IA do t'i shtyjë konsumatorët të përmirësojnë modelin e tyre pas ngadalësimit të shitjeve të iPhone.
Apple Intelligence, softueri AI i kompanisë, do të përdoret për të përmirësuar asistentin personal, Siri, si dhe kuptimin e identifikimin e objekteve të kapura nga kamera e telefonit.
iPhone 16 do të përdorë çipin e ri A18 dhe do të ketë një pjesë të pasme prej alumini, si dhe një buton të ri të personalizuar që mund të përdoret për kontrollet e kamerës. iPhone 16 do të vijë tek përdoruesit duke nisur nga 799 dollarë, ndërsa iPhone 16 Plus do të ketë çmimin minimal 899 dollarë.
Apple zbuloi gjithashtu iPhone 16 Pro dhe 16 Pro Max, modele titani me një çip më të shpejtë, A18 Pro, dhe më shumë aftësi inteligjence artificiale, të tilla si ofrimi i sugjerimeve se si të bëni një foto në mënyrë më efektive dhe aftësitë e editimit të audios në nivel profesional. iPhone 16 Pro vjen me çmimin minimal 999 dollarë dhe 16 Pro Max fillon nga 1,199 dollarë.
Kompania gjithashtu zbuloi orët e reja dhe AirPods me aftësi të përqendruara te shëndeti, si dhe përmirësime të dizajnit të harduerit. Apple theksoi aftësinë e orës për të zbuluar gjëndje shëndetësore afatgjata si apnea e gjumit, si dhe zbulimin dhe reagimin ndaj urgjencave të tilla si rënia.
Teksa përditësonte AirPods, Apple nxori veçoritë e aparatit të dëgjimit që ka paraqitur për shqyrtim rregullator në SHBA. Telefonat e Apple përbënin më shumë se gjysmën e shitjeve të Apple prej 383 miliardë dollarësh vitin e kaluar.
Linja e iPhone 16 është telefoni i parë inteligjent i Apple i krijuar rreth veçorive të reja të inteligjencës artificiale, megjithëse ato pritet të jenë gjithashtu të disponueshme në iPhone 15 Pro dhe Pro Max, versionet më të fundit të pajisjeve të gjeneratës së mëparshme.

Kush do të jetë trilioneri i parë i planetit? - Elon Musk, kandidati kryesor për të arritur shifrën rekord
Kristi Ceta/SCAN Nëse vazhdon të bëhet i pasur me të njëjtin ritëm, Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë në vitin 2027. Kjo është sipas......

11 mln shtëpi do të ndriçohen me energji të gjelbër - Ankandi i energjisë ndihmon Britaninë në arritjen e objektivave
Kristi Ceta/SCAN Ankandi i energjisë së rinovueshme të Britanisë së Madhe ka siguruar mjaft projekte të reja të energjisë elektrike të pastër për të......

Çmimet e konsumit në BE - Luksemburgu renditet i pari me 52% mbi mesataren e bllokut
Kristi Ceta/SCAN Luksemburgu ka çmimet më të larta të konsumit ndër vendet e Bashkimit Evropian, madje 52 për qind më të larta se mesatarja e BE-së,......

3.5 mld euro shtesë për paga dhe pensione - Greqia “shfrytëzon” rritjen ekonomike mbi mesataren e eurozonës
Kristi Ceta/SCAN Greqia do të shpenzojë 3.5 miliardë euro shtesë vitin e ardhshëm për rritjen e pensioneve, pagave dhe për mbrojtjen, tha ministri i......

Arsimi profesional në Rrëshen – Manja: Ka përgatitur 450 të rinj për tregun e punës!
E. S / SCAN Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjatë vizitës së tij në shkollën e mesme profesionale "Shën Jozefi Punëtor" në Rrëshen ka bërë me dije se......

Arsimi professional, rritet kërkesa për regjistrime nga të rinjtë - Gonxhja: Po punojmë të rrisim sa më shumë pagat për profesionistët
Të rinjtë po e preferojnë gjithnjë e më shumë arsimin profesional. Kjo është parë edhe në kërkesën e lartë për tu regjistruar në shkollat profesionale......

Nis emisioni “SCAN live” - Turizmi, në fokus të puntatës së parë
Alida Lula/ SCAN SCAN live ka nisur sezonin e ri në ekranin e televizionit SCAN. Për 2 orë, prej 10:00 deri në 12:00 ngjarjet ekonomike kryesore......

A preket “Urdhri i Mjekëve” nga ndryshimet e Aktit Normativ? - “Të ngrihen në protestë”, Shehu: Ta kundërshtojnë, është i paligjshëm!
Diamila Leka/ Scan Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u mbajt seanca dëgjimore me përfaqësues të Urdhrit të Mjekut lidhur me aktin......