Kush do të jetë trilioneri i parë i planetit? - Elon Musk, kandidati kryesor për të arritur shifrën rekord

Kristi Ceta/SCAN
Nëse vazhdon të bëhet i pasur me të njëjtin ritëm, Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë në vitin 2027. Kjo është sipas hulumtimit të Informa Connect Academy, e cila zbuloi se pasuria e CEO-s së Tesla dhe SpaceX po rritet me një normë mesatare vjetore 110%. Aktualisht, Musk është njeriu më i pasur në botë, me 251 miliardë dollarë pasuri.
Sipas raportit të Trillion Dollar Club 2024, personi i dytë që parashikohet të fitojë titullin e trilionerit do të jetë manjati indian Gautam Adani. Themeluesi i grupit të larmishëm Adani do të jetë një trilioner deri në vitin 2028 nëse norma vjetore e rritjes së pasurisë së tij mbetet në 123%.
Jensen Huang, CEO i kompanisë teknologjike Nvidia dhe Prajogo Pangestu, manjati indonezian i energjisë dhe minierave, mund të bëhen gjithashtu trilionerë deri në vitin 2028 nëse vazhdojnë të pasurohen me të njëjtin ritëm.
Kreu i gjigantit luksoz LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton, Bernard Arnault, i cili aktualisht është njeriu i tretë më i pasur në botë me një pasuri prej rreth 200 miliardë dollarësh, do të bëhet një trilioner në vitin 2030, në të njëjtin vit me Mark Zuckerberg, CEO-n e Meta-s.
Për sa u përket kompanive, tashmë disa prej tyre kanë arritur të vlerësohen mbi 1 trilion dollarë. Berkshire Hathaway arriti këtë moment historik në fund të gushtit, vetëm disa ditë para se arkitekti i saj Warren Buffett të festonte ditëlindjen e 94-t. Nvidia i është bashkuar klubit prej 1 trilion dollarësh në maj 2023 dhe në qershor arriti në 3 trilionë dollarë, duke ndjekur Microsoft dhe duke lënë pas Apple për t'u bërë kompania e dytë më e vlefshme në botë.
Por pyetja se kush mund të jetë trilioneri i parë i planetit ka magjepsur publikun që kur bota pati miliarderin e parë në vitin 1916. Ky ishte John D. Rockefeller, themeluesi i gjigantit të naftës Standard Oil.
Sondazh

11 mln shtëpi do të ndriçohen me energji të gjelbër - Ankandi i energjisë ndihmon Britaninë në arritjen e objektivave
Kristi Ceta/SCAN Ankandi i energjisë së rinovueshme të Britanisë së Madhe ka siguruar mjaft projekte të reja të energjisë elektrike të pastër për të......

Çmimet e konsumit në BE - Luksemburgu renditet i pari me 52% mbi mesataren e bllokut
Kristi Ceta/SCAN Luksemburgu ka çmimet më të larta të konsumit ndër vendet e Bashkimit Evropian, madje 52 për qind më të larta se mesatarja e BE-së,......

3.5 mld euro shtesë për paga dhe pensione - Greqia “shfrytëzon” rritjen ekonomike mbi mesataren e eurozonës
Kristi Ceta/SCAN Greqia do të shpenzojë 3.5 miliardë euro shtesë vitin e ardhshëm për rritjen e pensioneve, pagave dhe për mbrojtjen, tha ministri i......

Arsimi profesional në Rrëshen – Manja: Ka përgatitur 450 të rinj për tregun e punës!
E. S / SCAN Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjatë vizitës së tij në shkollën e mesme profesionale "Shën Jozefi Punëtor" në Rrëshen ka bërë me dije se......

Arsimi professional, rritet kërkesa për regjistrime nga të rinjtë - Gonxhja: Po punojmë të rrisim sa më shumë pagat për profesionistët
Të rinjtë po e preferojnë gjithnjë e më shumë arsimin profesional. Kjo është parë edhe në kërkesën e lartë për tu regjistruar në shkollat profesionale......

Nis emisioni “SCAN live” - Turizmi, në fokus të puntatës së parë
Alida Lula/ SCAN SCAN live ka nisur sezonin e ri në ekranin e televizionit SCAN. Për 2 orë, prej 10:00 deri në 12:00 ngjarjet ekonomike kryesore......

A preket “Urdhri i Mjekëve” nga ndryshimet e Aktit Normativ? - “Të ngrihen në protestë”, Shehu: Ta kundërshtojnë, është i paligjshëm!
Diamila Leka/ Scan Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u mbajt seanca dëgjimore me përfaqësues të Urdhrit të Mjekut lidhur me aktin......

Gati projekti për 9 mole të reja dhe dy markata peshku - Denaj: 25 milionë euro financim, projekti përfundon në 2026
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare ka garantuar një financim prej 25 milionë eurosh në formë kredie nga qeveria italiane, i cili do të shkojë për......