A preket “Urdhri i Mjekëve” nga ndryshimet e Aktit Normativ? - “Të ngrihen në protestë”, Shehu: Ta kundërshtojnë, është i paligjshëm!

Diamila Leka/ Scan
Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u mbajt seanca dëgjimore me përfaqësues të Urdhrit të Mjekut lidhur me aktin normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë”.
“Asambleja e përgjithshme një zëri në unanimitet të plotë thekson mosdakordësinë tonë, për mënyrën, shpejtësinë dhe momentin e papërshtatshëm, të bërjes dhe miratimit të këtij akti normative pa u konsultuar dhe pa marrë sugjerimet tona si palë e interesuar direct me të. Ndryshimet ligjore dhe shtesat e bëra në aktin normativ, tranformojnë tërësisht thelbin, tiparet, karakterin, rolin, misionin dhe funksionin tonë. Për ne pavarësia është tipari thelbësor ku bazohet veprimtaria jonë, si trup e vetë rregullimit dhe vetë qeverisjes profesionale mjekësore.”
Por deputeti Tritan Shehu duke mos u pajtuar me këtë akt normativ, u bën thirrje mjekëve ta kundërshtojnë këtë pasi është i paligjshëm.
“Këtu ka mbaruar gjithçka. Nuk rregullohet më! I bëj thirrjeve kolegëve mjekë që të ngrihen siç u ngritën studentët. Kjo është e paligjshme, antikushtetuese”
Ndërkohë sipas anëtares së komisionit Orjola Pampurit po preket pavarësia e Urdhrit të Mjekut edhe në lidhje me punësimet e mjekëve në mënyrë private pas orarit të punës.
“Nëpërmjet këtij akti normativ ka një kontroll politik të mjekëve. Dhe këtë e shikoj teneni 8 pika “a”, ku thuhet: “Një anëtar i urdhrit të mjekëve që kërkon të ushtrojë profesionin e mjekut në një institucion shëndetësor jopublik, duhet t’i bëjë kërkesë titullarit të institucionit shëndetësor publik ku ai është i punësuar.” Tani ky mjeku duhet t’i kërkojë leje këtij titullairt për të filluar ose jo për të punuar ose jo privatisht.”
Por për nënkryetaren e komisionit, Klodiana Spahiu ky akt normativ nuk ka ndryshime thelbësore që prekin Urdhrin e Mjekut.
“Ndryshon vetëm struktura dhe kriteret e komisionit disiplinor, madje dhe këtë vetë Urdhri do e hartojë. Nuk ka ndryshim të buxhetit apo pikave të tjera. Bëhet fjalë vetëm për një Komision masash”
Sondazh

Gati projekti për 9 mole të reja dhe dy markata peshku - Denaj: 25 milionë euro financim, projekti përfundon në 2026
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare ka garantuar një financim prej 25 milionë eurosh në formë kredie nga qeveria italiane, i cili do të shkojë për......

“Qeveria, e gatshme të rimbursojë profesionistët e lirë” - Malaj: Presim plotësimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria është e gatshme që të kthejë mbrapsht tek profesionistët e lirë tatimin e paguar sipas ligjit të ri mbi tatimin mbi të......

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në Shkollën Artistike “Onufri” në Elbasan
Shkolla Artistike e Mesme e Bashkuar “ONUFRI” në Elbasan, hap këtë vit dyert për nxënësit me ambiente të reja të rikonstrukturuara si dhe me një godinë të......

278 mln euro hua për blerje aksionesh e obligacionesh - BSH/ Bizneset po marrin më pak kredi për investime në instrumente financiare
Ledina Elezi/SCAN Më pak biznese po marrin hua në euro për të investuar në instrumente financiare, ndikuar kjo edhe nga zhvlerësimi i monedhës evropiane.......

Albpetrol nxjerr 40,800 ton naftë - Prodhimi, kompania shtetërore ruan tendencën e 3 viteve të fundit
Ola Mitre / SCAN Rreth 40,800 ton naftë u prodhuan nga kompani publike e nxjerrjes të naftës Albpetrol deri në muajin korrik të këtij viti, një sasi......

Denaj te Ligjet: Ndryshime në ligjin për shërbimin veterinar garanton gjurmueshmërinë në zinxhirin ushqimor
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ceshtjeve Ligjore ndryshimet në ligjin “Për shërbimin......

Inflacioni "në vend numëro"?! - Llogaritet 2% në Gusht, ndikimi më i madh vjen nga ushqimet
Xhorxhina Deda/SCAN Niveli i çmimeve në vend ka shënuar një rënie të lehtë në muajin Gusht të këtij viti sipas të dhënave të “Institutit të......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 89.6 lekë dhe është shitur me 90.7 le3kjë duke rikuperuar pikë gjatë fundjavës sipas kursit të këmbimit......