Shqipëria Postuar më 9 Shtator 2024, 13:16

Albpetrol nxjerr 40,800 ton naftë - Prodhimi, kompania shtetërore ruan tendencën e 3 viteve të fundit

Nga SCAN TV
Albpetrol nxjerr 40,800 ton naftë - Prodhimi, kompania shtetërore ruan

Ola Mitre / SCAN

 

Rreth 40,800 ton naftë u prodhuan nga kompani publike e nxjerrjes të naftës Albpetrol deri në muajin korrik të këtij viti, një sasi thuajse e njëjtë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sasia e naftës e nxjerrë përgjatë 7-mujorit të parë të vitit është e njëjtë me atë të prodhuar në vitin 2020, që ishte një vit pandemik.

Ndërkohë që, pas 2020-ës sasia e prodhuar shënoi një tendencë në rritje, për të arritur në gati 69,000 ton në vitin 2023. Gjithsesi, këto nuk janë vitet më të mirë në drejtim të nxjerrjes së arit të zi nga Albpetrol në 10 vitet e fundit, duke qenë se në periudhën 2017 – 2019 sasia e nxjerrë ka qenë më e madhe.

Aktualisht, Albpetrol prodhon naftë nga 5 vendburime ranore apo gëlqerore e më konkretisht në vendburimet: Kuçovë, Patos, Cakran – Mollaj, Gorisht – Kocul dhe Amonicë. Vendburimi më i madh është ai Gorisht – Kocul, ku të paktën në 10 vitet e fundit është nxjerrë sasia më e madhe e naftës.

Ndërkaq, sipas të dhënave të fundit të disponueshme, të ardhurat e Albpetrol, arritën në rreth 1.47 miliardë lekë për 3-mujorin e parë 2024. Thuajse në të njëjtin nivel regjistrohen edhe shpenzimet, duke rezultuar me një fitim neto prej rreth 0.4 milionë lekë.

Në fund të vitit 2023, të ardhurat ishin rreth 6 miliardë lekë ndërsa shpenzimet rreth 5.93 miliardë lekë, duke regjistruar një fitim neto prej rreth 74 milionë lekë.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 9 Shtator

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

  Dollari amerikan është blerë sot me 89.6 lekë dhe është shitur me 90.7 le3kjë duke rikuperuar pikë gjatë fundjavës sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat