Në 8 muaj janë regjistruar mbi 69 mijë automjete - Nga cilat shtete importojmë më shumë makina?

Diamila Leka/ Scan
Nga viti në vit, numri i makinave në Shqipëri rritet. Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në harkun kohor të 8 muajve janë regjistruar mbi 69 mijë mjete në total.
Muaji korrik deri më tani shënon muajin me numrin më të lartë të mjeteve të regjistruara duke arritur në 10724 mjete. Nga totali i gjithë regjistrimeve të mjeteve, peshën më të madhe e zënë autoveturat të cilat janë 58193 të regjistruara deri më tani.
Ndërsa të ndara sipas vitit të prodhimit autovetura të regjistruara mbi 15 vite janë mbi 15 mijë të tilla, për ato që kanë 9-15 vite prodhim janë mbi 31 mijë, për ato 5-8 vite janë rreth 4600 mjete. Por në trend rritës janë dhe autoveturat që janë regjistruar nga 0-4 vite prodhim, ku arrijnë në mbi 7400 të tilla.
Duke ju referuar të njëjta të dhënave, përsa i përket shtetit të origjinës, në këto 8 muaj, mjete të regjitruara nga Italia zënë vendin e parë në 12677 të tilla, por me një diferencë të vogël në 12159 mjete, janë në vend të dytë mjetet e regjistruara nga Korea. Në vend të tretë janë ato nga Gjermania, më pas Zvicra dhe në vend të pestë renditen mjetet e regjistruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas drejtorive rajonale, Tirana zë numrin më të lartë të regjistrimeve e cila arrin në 29.761 mjete. Më pas Durrësi me 11.174 të tilla dhe drejtoria e Fierit zë vendin e tretë me 5.671 mjete të regjistruara për herë të parë. Ndërsa drejtoria e Gjirokastrës së vendin e fundit duke arritur në vrtëm 836 mjete të regjistruara për herë të parë në këto 8 muaj.
Sondazh

Mbi 9 mln dollarë kosto e librave falas - Përfitojnë më shumë se 239 mijë nxënës në këtë vit shkollor
Hamit Yzeiraj/SCAN Mbi 9 milionë dollarë është kostoja që buxheti i shtetit ka akorduar në këtë fillim të vitit të ri shkollor për librat falas në......

Danimarka mbyll centralin e fundit me qymyr - Kompania kryesore në vend synon 99% energji të gjelbër deri në 2025
Kristi Ceta/SCAN Ørsted, një nga kompanitë kryesore në botë për energjinë e rinovueshme, dhe më e madhja në Danimarkë, mbylli termocentralin e fundit......

Hungaria, gjithmonë e më “e gjelbër” - Inaugurohet impianti më i madh i hidrogjenit në Evropën Qendrore
Kristi Ceta/SCAN MOL Group ka inauguruar impiantin më të madh të hidrogjenit të gjelbër në Evropën Qendrore dhe Lindore në rafinerinë e saj në......

Gjermania shpërndan kostot e energjisë së gjelbër - Zgjerimi i rrjetit do të kushtojë 450 mld euro deri në 2045
Kristi Ceta/SCAN Agjencia e rrjetit në Gjermani do të shpërndajë kostot e investimeve të operatorëve për të integruar burimet e rinovueshme të......

1 trilion paund në 10 vjet për rritjen e ekonomisë - Nevoja e Britanisë për investime në energji, strehim, kapital
Kristi Ceta/SCAN Britanisë së Madhe i duhen edhe një trilion paund investime shtesë në dekadën e ardhshme për të rritur ekonominë, thuhet në një raport......

“Nevojë urgjente për të ulur borxhin publik” - Mattarella: Italia duhet të përmbushë kërkesat e BE-së deri në 2026
Kristi Ceta/SCAN Presidenti i Italisë Sergio Mattarella vuri në dukje se vendi ka një "nevojë të pashmangshme" për të ulur borxhin e madh publik, por......

Manastirliu uron nxënësit dhe mësuesit: Të vendosur për përmirësimin e standardeve të mësimdhënies, suksese në këtë rrugëtim të bukur
Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, iu drejtua nxënësve, mësuesve dhe prindërve me një mesazh të......

Viti i ri shkollor, Balluku: Ditë plot emocion, shkollat po rinovohen me standardet evropiane
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka uruar nxënësit në ditën e parë të nisjes së vitit shkollor......