Europa Postuar më 9 Shtator 2024, 14:41

Hungaria, gjithmonë e më “e gjelbër” - Inaugurohet impianti më i madh i hidrogjenit në Evropën Qendrore

Nga SCAN TV
Hungaria, gjithmonë e më “e gjelbër” - Inaugurohet

Kristi Ceta/SCAN

 

MOL Group ka inauguruar impiantin më të madh të hidrogjenit të gjelbër në Evropën Qendrore dhe Lindore në rafinerinë e saj në Százhalombatta, Hungari. Me një kapacitet prej 10 megavatësh, ky objekt paraqet një hap të rëndësishëm në angazhimin e kompanisë për energji të pastër.

Në muajt pas nisjes, firma e naftës dhe gazit në Evropën Qendrore Lindore ndërmori teste presioni, inspektim të sistemit të kontrollit, lidhjet e qelizave elektrolizerore dhe vuri në funksion sistemin e trajtimit të ujit. Sistemi elektrolizer, i mundësuar nga energjia e rinovueshme, do të prodhojë rreth 1600 tonë hidrogjen të gjelbër në vit.

Rafineria ka një kapacitet prej 165,000 fuçish nafte në ditë. Me një kapacitet vjetor prej 8.1 milion tonësh, ajo është një nga më të mëdhatë në rajon.

MOL tha se do të shkurtojë më shumë se 25,000 tonë emetime të dioksidit të karbonit (CO2) në vit nga impianti në Százhalombatta, duke zëvendësuar hidrogjenin gri, i cili përbën një të gjashtën e emetimeve të CO2 të kompanisë. Për çdo ton hidrogjen të prodhuar, uzina gjeneron gjithashtu 8-9 tonë oksigjen të pastër.

Fabrika, e ndërtuar për 22 milionë euro nga Plug Power me bazë në SHBA, përdor energji elektrike të rinovueshme për të ndarë ujin në hidrogjen dhe oksigjen pa prodhuar nënprodukte të dëmshme.

MOL ka vendosur të shpenzojë mbi 4 miliardë dollarë kapital organik për projekte biznesi me nivel të ulët karboni deri në vitin 2030. Kompania kryesore hungareze e naftës dhe gazit planifikon të ndërtojë impiante të ngjashme në Bratislavë dhe Rijeka deri në vitin 2026.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat