Energjia, sistem i ri tarifimi për 2,046 abonentë - Aplikimi i skemës së re për furrat e bukës, pjesa më e madhe rezultojnë me 7.6 lekë/ kWh

Ola Mitre / SCAN
Aplikimi i sistemit të ri të tarifimit për furrat e bukës dhe aktivitetet e integruar në to ka përfunduar për 2046 abonentë, sipas Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave. Teksa referon të dhënat nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, shoqata bën me dije se nga data 1 maj, kur hyri në fuqi skema e re, deri në fund të muajit gusht ka rezultuar se janë 955 abonentë që do të tarifohen me 7.6 lekë/kWh, çka sugjeron se këto subjekte janë vetëm furra buke dhe nuk kanë asnjë aktivitet tjetër të integruar në to. Po ashtu, ka rezultuar se në fashën e tarifimit 9.5 lekë/ kWh janë 874 abonetë. Ky çmim apikohet për ato subjekte që kanë furra buke, produkte pastiçerie apo dhe produkte të tjera të brumërave. Ndërkohë që, në fashën e tretë ku përfshihen çmimi 12 lekë/ kWh kanë rezultuar 217 abonentë. Kategoria e tretë përfshin ato ambiente që janë më të zgjeruara e që kanë të përfshirë ekspres, bar dhe kafe.
Më herët Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike iu bëri apel furrave të bukës të deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lekë/kWh, që aplikohej më herët tek një pjesë e tyre. Subjektet e interesuar duhet të paraqiten pranë pikave të Kujdesit Ndaj Klientit dhe të deklarojnë kontratat e furnizimit me energji elektrike sipas qëllimeve të aktivitetit furrë buke dhe shërbimeve të integruara pastiçeri dhe/ose bar kafe. Deklarimi i të gjitha kontratave të energjisë iu jep mundësi këtyre bizneseve të kenë një kontratë të vetme, me tarifën më të mirë, bazuar në llojin e aktivitetit të ushtruar.
Sondazh

Satelit për të inspektuar mjedisin - Pajisja evropiane do të monitorojë emergjencat mjedisore
Kristi Ceta/ SCAN Arianespace e Evropës ka lëshuar raketën e fundit Vega, duke e vendosur satelitin Sentinel-2C në orbitë nën programin Copernicus të......

Kroaci, çmimet e energjisë do të rriten me 10-15% - Qeveria do të heqë subvencionet për të ulur deficitin buxhetor
Kristi Ceta/ SCAN Ministri kroat i financave Marko Primorac tha se çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror do të rriten me 10-15% pasi qeveria do të......

Gana planifikon të rrisë çmimet e kakaos me 45% - Vendimi synon mbështetjen e fermerëve dhe mbrojtjen e kultivimit
Kristi Ceta/ SCAN Gana do të rrisë çmimin e garantuar të blerjes së kakaos në sezonin 2024/2025 me gati 45%, për të ndihmuar kultivuesit dhe për të......

Sa para’ investuan shoqëritë e sigurimit në depozita? - AMF: Zhvlerësimi i euros “frenoi” kompanitë nga investimet në valutë
Ledina Elezi/SCAN Rreth 17.1 miliardë lekë rezulton vlera totale e depozitave të shoqërive të sigurimit në fund të gjashtëmujorit të parë, të investuara në......

Muzika “live”, impakt rekord 6.1 mld paund - Britani, mbi 55,000 koncerte u zhvilluan në vitin 2023
Kristi Ceta/ SCAN Shpenzimet në sektorin e muzikës “live” në Mbretërinë e Bashkuar kanë arritur një rekord prej 6.1 miliardë paundësh, ndërsa një valë e......

Buxhetit i mbeten “stok” paratë e bonusit të bebeve - Në 7 muaj shpërndahen 11 milionë euro. Cilët janë faktorët që kanë ndikuar?
Elisabeta Dosku/ SCAN Rënia e lindshmërisë ka bërë që buxheti i akorduar për bonusin e bebeve të përdoret në masë shumë të ulët. Të dhënat zyrtare të......

Pagat në shtet ushtruan “presion” mbi sektorin privat - Si ndahet pesha e tatimit mbi pagat? Të ardhurat rishikohen në rënie
Elisabeta Dosku/ SCAN Reforma e rritjes së pagave në administratë ka ushtruar presion pozitiv edhe në sektorin publik, duke “detyruar” kompanitë që të......

5 metër kub ujë në muaj falas për familjet në nevojë - Në 6 muaj kompensohen 12,324 familje, efekti financiar 12.5 mln lekë
Ola Mitre / SCAN 12,324 familje në nevojë janë kompensuar për sasinë minimale jetike të ujit, që nga muaji prill i këtij viti. Sipas të dhënave nga......