Kroaci, çmimet e energjisë do të rriten me 10-15% - Qeveria do të heqë subvencionet për të ulur deficitin buxhetor

Kristi Ceta/ SCAN
Ministri kroat i financave Marko Primorac tha se çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror do të rriten me 10-15% pasi qeveria do të heqë gradualisht subvencionet e energjisë për familjet dhe kompanitë.
"Kur flasim për mbrojtjen e grupeve të caktuara në kurriz të buxhetit, duhet të kemi parasysh se kjo është vetëm një rishpërndarje e fondeve buxhetore," u shpreh Primorac.
Që nga vjeshta e vitit 2022, qeveria ka futur një sërë masash në mbështetje të familjeve dhe ekonomisë lokale për shkak të krizës globale të energjisë dhe rritjes së çmimeve. Këto masa përfshinin kufijtë e çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit për familjet dhe kompanitë që ishin në fuqi nga 1 tetori 2022 deri më 31 mars 2023 dhe u zgjatën disa herë më pas.
Ministri i Financave shpjegoi se mbajtja e subvencioneve të energjisë në nivelin aktual do të ishte injorimi i sinjaleve të çmimeve në treg. Sipas tij, kompensimi i vazhdueshëm nuk do t’i motivonte qytetarët apo kompanitë të reduktonin konsumin e të kalonin në forma të tjera të energjisë, si burimet e rinovueshme.
Këshilli i BE-së ka rekomanduar disa herë që Kroacia duhet të ndërmarrë veprime për të hequr masat emergjente të mbështetjes së energjisë në mënyrë që të reduktojë deficitin buxhetor, sa më shpejt të jetë e mundur në 2023 dhe 2024.
Qeveria është duke hartuar një rishikim buxhetor, të cilin duhet ta paraqiste në fund të gushtit. Në maj, qeveria tha se pret një deficit buxhetor të barabartë me 2.6% të produktit të brendshëm bruto të pritshëm (PBB), në rritje nga parashikimi fillestar nga nëntori për një boshllëk buxhetor 1.9%.
Ministria shpreson të paraqesë deri në fund të kësaj jave disa ndryshime në tatimin e pasurive të paluajtshme të përshtatura për të përfshirë pronat që nuk përdoren për qira afatgjatë ose ato jashtë përdorimit. Muajin e kaluar, qeveria zbuloi planet për të kufizuar dhënien me qira të apartamenteve private për turistët si pjesë e strategjisë së strehimit, duke synuar ta bëjë strehimin më të përballueshëm për qytetarët vendas.

Gana planifikon të rrisë çmimet e kakaos me 45% - Vendimi synon mbështetjen e fermerëve dhe mbrojtjen e kultivimit
Kristi Ceta/ SCAN Gana do të rrisë çmimin e garantuar të blerjes së kakaos në sezonin 2024/2025 me gati 45%, për të ndihmuar kultivuesit dhe për të......

Sa para’ investuan shoqëritë e sigurimit në depozita? - AMF: Zhvlerësimi i euros “frenoi” kompanitë nga investimet në valutë
Ledina Elezi/SCAN Rreth 17.1 miliardë lekë rezulton vlera totale e depozitave të shoqërive të sigurimit në fund të gjashtëmujorit të parë, të investuara në......

Muzika “live”, impakt rekord 6.1 mld paund - Britani, mbi 55,000 koncerte u zhvilluan në vitin 2023
Kristi Ceta/ SCAN Shpenzimet në sektorin e muzikës “live” në Mbretërinë e Bashkuar kanë arritur një rekord prej 6.1 miliardë paundësh, ndërsa një valë e......

Buxhetit i mbeten “stok” paratë e bonusit të bebeve - Në 7 muaj shpërndahen 11 milionë euro. Cilët janë faktorët që kanë ndikuar?
Elisabeta Dosku/ SCAN Rënia e lindshmërisë ka bërë që buxheti i akorduar për bonusin e bebeve të përdoret në masë shumë të ulët. Të dhënat zyrtare të......

Pagat në shtet ushtruan “presion” mbi sektorin privat - Si ndahet pesha e tatimit mbi pagat? Të ardhurat rishikohen në rënie
Elisabeta Dosku/ SCAN Reforma e rritjes së pagave në administratë ka ushtruar presion pozitiv edhe në sektorin publik, duke “detyruar” kompanitë që të......

5 metër kub ujë në muaj falas për familjet në nevojë - Në 6 muaj kompensohen 12,324 familje, efekti financiar 12.5 mln lekë
Ola Mitre / SCAN 12,324 familje në nevojë janë kompensuar për sasinë minimale jetike të ujit, që nga muaji prill i këtij viti. Sipas të dhënave nga......

Kursimet e individëve arrijnë në 598 mld lekë - Depozitat e bizneseve me afat njëvjeçar përjetojnë rënien më të madhe
Ledina Elezi/SCAN Totali i depozitave në sektorin bankar ka përjetuar një rritje të ndjeshme në muajin korrik. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se......

Shqiptarët “dynden” drejt Greqisë dhe Turqisë - Zani: U larguan në kërkim të një shërbimi më cilësor turistik
Hamit Yzeiraj/ SCAN Greqia dhe Turqia ngelën destinacionet e preferuara të shqiptarëve për të kaluar pushimet e tyra përgjatë këtij sezoni veror. Përgjatë......