Manastirliu uron nxënësit dhe mësuesit: Të vendosur për përmirësimin e standardeve të mësimdhënies, suksese në këtë rrugëtim të bukur

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, iu drejtua nxënësve, mësuesve dhe prindërve me një mesazh të ngrohtë mirëseardhjeje. Ajo theksoi rolin jetik që arsimi cilësor ka në formësimin e brezave të ardhshëm dhe siguroi se qeveria është e angazhuar për të ofruar kushte më të mira në shkolla.
Manastirliu vuri në pah investimet e fundit, të cilat synojnë jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës, por edhe ngritjen e standardeve të mësimdhënies, duke krijuar një ambient më të favorshëm për zhvillimin akademik dhe personal të nxënësve.
Mesazhi i plotë i Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu:
Të dashur nxënës, prindër dhe mësues! Sot fillojmë këtë rrugëtim të vitit të ri shkollor së bashku, edhe unë jam po aq e emocionuar sa ju, sepse çdo vit sjell sfida dhe mundësi të reja për të gjithë.
350 mijë nxënës ulen sot në bankat e shkollave, ndërsa rreth 28 mijë prej tyre e kalojnë për herë të parë pragun e shkollës.
Të dashur nxënës të klasës së parë, shkolla është vendi ku ju do të mësoni, do të zbuloni botën, dhe më e rëndësishmja, të ndërtoni të ardhmen tuaj.
Kemi punuar fort që këtë vit të keni mundësinë të mësoni në shkolla edhe më moderne, që mësuesit të jenë edhe më të motivuar, që shkollat të jenë më të pajisura me materialet didaktike të nevojshme, të cilat do t’ju ndihmojnë të zhvilloni intelektin dhe personalitetin tuaj që nga fillimi i shkollimit dhe gjatë gjithë edukimit tuaj. Mundësuam tekstet shkollore falas për 238 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe për 16 kategori të veçanta të nxënësve në gjimnaze.
Investimet në infrastrukturën shkollore kanë mundësuar që sot të hapin dyert 25 shkolla të rindërtuara, të cilat mirëpresin rreth 10 mijë nxënës dhe mësues. Vetëm përgjatë këtij viti kemi investuar dhe po investojmë në rindërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin.
Në një epokë ku teknologjia po ndryshon me shpejtësi mënyrën se si mësojmë dhe punojmë, kemi hyrë në një fazë shumë të rëndësishme për të përmirësuar aftësitë digjitale, aftësitë kreative dhe nxitjen e mendimit kritik.
Këtë vit, 200 shkolla 9-vjeçare janë pajisur me 216 laboratorë SMART, duke u dhënë nxënësve mundësinë të mësojnë përmes kurrikulës së re të TIK dhe programit Code Monkey, ku rreth 35 mijë nxënës janë tashmë të përfshirë në këto klasa.
Rrugëtimi juaj drejt dijes nuk është vetëm i juaji, por edhe i prindërve dhe mësuesve tuaj që do të jenë aty për t’ju mbështetur në çdo hap.
Ky vit i ri shkollor i gjen mësuesit me pagat e rritura, duke mundesuar qe mbi 30 mije mesues te sistemit tone arsimor te kene page dinjitoze.
Vlerësimi dhe mbështetja për mësuesit janë thelbësore për një sistem që fokusohet te cilësia, ndaj, veç mbështetjes financiare, do të vijojmë të zhvillojmë programet e trajnimeve falas për të rritur kompetencat profesionale të tyre, me synim që mbi 16 mijë mësues të trajnohen përmes Programit Kombëtar i Zhvillimit Profesional.
Këtë vit do të kemi zhvillime të reja brenda shkollës, përmes roleve të reja të mësuesve:
640 mësues do të angazhohen gjithashtu si koordinatorë të sigurimit të cilësisë për mësimdhënien dhe orientimin e karrierës, bazuar në evidentimin e prirjeve dhe talenteve në çdo shkollë, duke ju ndihmuar ju dhe prindërit në zgjedhjet që do të bëni për të ardhmen tuaj.
Një prioritet i yni është edukimi gjithëpërfshirës dhe i barabartë për të gjithë fëmijët.
Këtë vit kemi rritur numrin e mësuesve ndihmës me 200, duke e çuar në 2100 numrin total të mësuesve ndihmës, të cilët garantojnë mbështetje mësimore për nxënësit me aftësi të veçanta.
Krijimi i mundësive për një stil jetese të shëndetshëm dhe aktiv për nxënësit është po aq i rëndësishëm për ne. Për këtë arsye, në vitin e ri shkollor po investojmë në terrene sportive dhe palestra moderne në shkolla, si pjesë e “Lëvizjes Sportive në shkolla”; programi ynë kombëtar tashmë ka përfshirë mbi 10 mijë nxënës, me synimin për të zgjeruar më tej këtë program duke shtuar disiplina të reja sportive dhe duke e shtrirë në të gjitha ciklet arsimore.
Programet e nisura, si “Art dhe Zeje”, “Shkolla Qendër Komunitare”, Olimpiadat, Konkurset dhe një sërë programesh të reja do të shoqërojnë këtë vit shkollor, duke ju mundësuar një program sa më të pasur shkollor dhe jashtëshkollor.
Ju uroj suksese në këtë rrugëtim të bukur që sapo ka nisur!
Na qoftë i mbarë!
Sondazh

Viti i ri shkollor, Balluku: Ditë plot emocion, shkollat po rinovohen me standardet evropiane
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka uruar nxënësit në ditën e parë të nisjes së vitit shkollor......

5 këshilla praktike për prindërit para fillimit të vitit shkollor
Adelina Onuzi/ SCAN Me fillimin e vitit të ri shkollor në prag, përgatitja e fëmijëve për një fillim të suksesshëm është prioritet për çdo prind. Ndërsa......

Energjia, sistem i ri tarifimi për 2,046 abonentë - Aplikimi i skemës së re për furrat e bukës, pjesa më e madhe rezultojnë me 7.6 lekë/ kWh
Ola Mitre / SCAN Aplikimi i sistemit të ri të tarifimit për furrat e bukës dhe aktivitetet e integruar në to ka përfunduar për 2046 abonentë, sipas Shoqatës......

Satelit për të inspektuar mjedisin - Pajisja evropiane do të monitorojë emergjencat mjedisore
Kristi Ceta/ SCAN Arianespace e Evropës ka lëshuar raketën e fundit Vega, duke e vendosur satelitin Sentinel-2C në orbitë nën programin Copernicus të......

Kroaci, çmimet e energjisë do të rriten me 10-15% - Qeveria do të heqë subvencionet për të ulur deficitin buxhetor
Kristi Ceta/ SCAN Ministri kroat i financave Marko Primorac tha se çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror do të rriten me 10-15% pasi qeveria do të......

Gana planifikon të rrisë çmimet e kakaos me 45% - Vendimi synon mbështetjen e fermerëve dhe mbrojtjen e kultivimit
Kristi Ceta/ SCAN Gana do të rrisë çmimin e garantuar të blerjes së kakaos në sezonin 2024/2025 me gati 45%, për të ndihmuar kultivuesit dhe për të......

Sa para’ investuan shoqëritë e sigurimit në depozita? - AMF: Zhvlerësimi i euros “frenoi” kompanitë nga investimet në valutë
Ledina Elezi/SCAN Rreth 17.1 miliardë lekë rezulton vlera totale e depozitave të shoqërive të sigurimit në fund të gjashtëmujorit të parë, të investuara në......

Muzika “live”, impakt rekord 6.1 mld paund - Britani, mbi 55,000 koncerte u zhvilluan në vitin 2023
Kristi Ceta/ SCAN Shpenzimet në sektorin e muzikës “live” në Mbretërinë e Bashkuar kanë arritur një rekord prej 6.1 miliardë paundësh, ndërsa një valë e......