Danimarka mbyll centralin e fundit me qymyr - Kompania kryesore në vend synon 99% energji të gjelbër deri në 2025

Kristi Ceta/SCAN
Ørsted, një nga kompanitë kryesore në botë për energjinë e rinovueshme, dhe më e madhja në Danimarkë, mbylli termocentralin e fundit me qymyr, Stacionin Energjetik të Esbjerg. Kjo lëvizje shënon një moment historik në kalimin e Ørsted nga karburantet fosile tek energjia e rinovueshme.
Dikur një nga kompanitë e energjisë më intensive të qymyrit në Evropë, Ørsted ka reduktuar në mënyrë drastike konsumin e qymyrit që nga viti 2006. Mbyllja e Stacionit të Energjisë Esbjerg do të reduktojë pothuajse në zero lëndët fosile në prodhimin e energjisë së kompanisë. Impianti, i vendosur në Danimarkën perëndimore, ishte urdhëruar të qëndronte funksional deri në fund të gushtit për të siguruar stabilitetin e furnizimit lokal me energji elektrike.
Një nga drejtuesit e Ørsted's Bioenergy theksoi rëndësinë e këtij momenti duke shtuar se janë në rrugën e duhur për t'u bërë kompania e parë e madhe energjetike që transformon plotësisht prodhimin e saj nga lëndët djegëse fosile në energji të rinovueshme.
Konsumi vjetor i qymyrit të uzinës Esbjerg prej rreth 500,000 tonësh ka kontribuar në 1.2 milion ton emetime të dioksidit të karbonit, ekuivalente me emetimet vjetore të rreth 600,000 makinave me karburant në BE. Ky mbyllje përfaqëson hapin e fundit drejt qëllimit të Ørsted për të gjeneruar 99% energji të gjelbër deri në vitin 2025.
Përveç Esbjerg, Ørsted do të mbyllë gjithashtu njësinë 4 me qymyr në Stacionin e Energjisë Studstrup dhe njësinë 21 në Stacionin e Energjisë Kyndby. Deri në fund të vitit 2024, kompania nuk do të përdorë më qymyrin si lëndë djegëse rezervë, duke forcuar më tej angazhimin ndaj energjisë së rinovueshme.
Tranzicioni do të prekë rreth 50 punonjës në Stacionin e Energjisë Esbjerg, të cilët do të ricaktohen, do të dalin në pension ose do të përballen me pushime nga puna. Prodhimi i ardhshëm i energjisë do të mbulohet nga termocentrale të tjera dhe burime të rinovueshme, ndërsa kompania lokale e furnizimit me ngrohje në Esbjerg po zhvillon zgjidhje alternative të ngrohjes qendrore.
Sondazh

Hungaria, gjithmonë e më “e gjelbër” - Inaugurohet impianti më i madh i hidrogjenit në Evropën Qendrore
Kristi Ceta/SCAN MOL Group ka inauguruar impiantin më të madh të hidrogjenit të gjelbër në Evropën Qendrore dhe Lindore në rafinerinë e saj në......

Gjermania shpërndan kostot e energjisë së gjelbër - Zgjerimi i rrjetit do të kushtojë 450 mld euro deri në 2045
Kristi Ceta/SCAN Agjencia e rrjetit në Gjermani do të shpërndajë kostot e investimeve të operatorëve për të integruar burimet e rinovueshme të......

1 trilion paund në 10 vjet për rritjen e ekonomisë - Nevoja e Britanisë për investime në energji, strehim, kapital
Kristi Ceta/SCAN Britanisë së Madhe i duhen edhe një trilion paund investime shtesë në dekadën e ardhshme për të rritur ekonominë, thuhet në një raport......

“Nevojë urgjente për të ulur borxhin publik” - Mattarella: Italia duhet të përmbushë kërkesat e BE-së deri në 2026
Kristi Ceta/SCAN Presidenti i Italisë Sergio Mattarella vuri në dukje se vendi ka një "nevojë të pashmangshme" për të ulur borxhin e madh publik, por......

Manastirliu uron nxënësit dhe mësuesit: Të vendosur për përmirësimin e standardeve të mësimdhënies, suksese në këtë rrugëtim të bukur
Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, iu drejtua nxënësve, mësuesve dhe prindërve me një mesazh të......

Viti i ri shkollor, Balluku: Ditë plot emocion, shkollat po rinovohen me standardet evropiane
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka uruar nxënësit në ditën e parë të nisjes së vitit shkollor......

5 këshilla praktike për prindërit para fillimit të vitit shkollor
Adelina Onuzi/ SCAN Me fillimin e vitit të ri shkollor në prag, përgatitja e fëmijëve për një fillim të suksesshëm është prioritet për çdo prind. Ndërsa......

Energjia, sistem i ri tarifimi për 2,046 abonentë - Aplikimi i skemës së re për furrat e bukës, pjesa më e madhe rezultojnë me 7.6 lekë/ kWh
Ola Mitre / SCAN Aplikimi i sistemit të ri të tarifimit për furrat e bukës dhe aktivitetet e integruar në to ka përfunduar për 2046 abonentë, sipas Shoqatës......