Shqipëria Postuar më 9 Shtator 2024, 11:50

Nis viti i ri shkollor/ 16% nxënës më pak, Manastirliu: Investime në shkolla e paga të rritura për mësuesit

Nga SCAN TV
Nis viti i ri shkollor/  16% nxënës më pak, Manastirliu:

Ola Mitre / SCAN

 

350 mijë nxënës do të ndjekin vitin shkollor 2024 -2025 në të gjithë vendin, sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, teksa në raport me vitin shkollor 2023 – 2024, numri i nxënësve të regjistruar ka pësuar rënie me gati 16%. Sipas të dhënave nga INSTAT, vitin e kaluar shkollor në arsimin parauniversitar u regjistruan 416,538 nxënës, çka do të thotë se këtë vit të ri shkollor janë regjistruar 66,538 nxënës më pak.

Këtë vit janë 28 mijë nxënës që do të ulen në banka për herë të parë, teksa sipas ministers, Ogerta Manastirliu janë 25 shkolla të reja që hapin dyert për nxënësit. Në urimin për vitin e ri shkollor, Manastriliu tha se fokusi është te investimet për ndërtimin apo rindërtimin e shkollave apo edhe në laboratorë të teknologjisë së informacionit.

“Investimet në infrastrukturën shkollore kanë mundësuar që sot të hapin dyert 25 shkolla të rindërtuara, të cilat mirëpresin rreth 10 mijë nxënës dhe mësues. Vetëm përgjatë këtij viti kemi investuar dhe po investojmë në rindërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin. Këtë vit, 200 shkolla 9-vjeçare janë pajisur me 216 laboratorë SMART, duke u dhënë nxënësve mundësinë të mësojnë përmes kurrikulës së re të TIK dhe programit Code Monkey, ku rreth 35 mijë nxënës janë tashmë të përfshirë në këto klasa’, - tha Manastriliu.

Ndërkaq, ky vit shkollor i gjen mësuesit me paga më të larta, pas rritjes që hyri në fuqi në 1 korrik të këtij viti. Sipas ndryshimeve, paga mesatare e mësuesve u rrit me18 mijë lekë /muaj, ndërsa paga e mësuesve të arsimit të mesëm të lartë me 15 vite eksperiencë shkoi në 98,500 lekë, ndërsa e mësuesve të arsimit të mesëm të ulët me 15 vite eksperiencë shkoi 96,600 lekë. Po ashtu, pagat e mësuesve të arsimit të ulët 9 - vjeçar me 15 vite eksperiencë shkuan në 95,000 lekë. Në total, në systemin arsimor janë të punësuar mbi 30 mijë mësues.

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat