Cili është sektori më i cenueshëm për financimin e terrorizmit? - OJF-të, me rrezik më të lartë për të rënë “pre” e organizatave terroriste

Ledina Elezi/SCAN
Sipas Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) dhe Komitetit MONEYVAL të Këshillit të Evropës, organizatat që janë të angazhuara në mbledhje ose shpërndarje fondesh për qëllime bamirësie, fetare, kulturore, arsimore, sociale ose vëllazërie, apo për kryerjen e llojeve të tjera të veprimtarisë që klasifikohen në ‘punët e mira’, përbëjnë një rrezik potencial ekspozimi ndaj abuzimit apo keqpërdorimit nga financimi i terrorizmit.
Për këtë arsye, Agjencia e Inteligjencës Financiare ka publikuar për konsultim publik një udhëzues që synon t'u sigurojë OJF-ve informacion ndihmues për parandalimin e përfshirjes në financimin e terrorizmit.
Rekomandimi 8 i FATF është ai i cili përcakton mekanizma për sektorin e OJF-ve dhe ka për qëllim të sigurojë që OJF-të të mos abuzohen nga terroristët, por gjithashtu që organizatat terroriste të mos shfaqen si subjekte të ligjshme, të shfrytëzojnë subjektet e ligjshme si kanale për financimin e terrorizmit, duke përfshirë këtu edhe shmangien e masave për ngrirjen e aseteve, ose për të fshehur dhe devijuar fondet e destinuara për qëllime të ligjshme në qëllime terroriste.
Task Forca e Veprimit Financiar FATF përcakton se vendet duhet të kenë mekanizmat e duhura si vlerësime risku, masa të bazuara në risk e të tjera, për mbrojtjen e OJF-ve nga keqpërdorimi ose abuzimi i financimit të terrorizmit. Gjithashtu FATF këshillon vendet që OJF-të të kenë masa vetërregulluese dhe masat e kontrollit të brendshëm, si dhe të përdorin sisteme financiare formale për transferimin e fondeve.
Bazuar në këtë rekomandim, masat për zvogëlimin ose uljen e riskut të keqpërdorimit të OJF-ve nga financimi i terrorizmit merren kryesisht nga organet përgjegjëse qeveritare. Megjithatë, praktikat më të mira ndërkombëtare duke përfshirë edhe FATF evidentojnë se është po aq e rëndësishme edhe marrja e masave nga vetë OJF-të. Disa prej masave të cilat ndihmojnë OJF-të në uljen e riskut dhe cenueshmërisë janë përdorimi i kanaleve të sigurta të pagesës, njohja e palëve të treta, monitorimi i programit, njohja e përfituesve të shërbimeve, e të tjera.
Sondazh

Sa “vend” zë arsimi në buxhetin e shtetit? - 55 milionë euro rritje në raport me 2023-shin. Institucioni i 3-të më i financuar
Elisabeta Dosku/ SCAN Afro 52.6 miliardë lekë është buxheti i arsimit për vitin 2024, sipas aktit më të fundit normativ, duke e bërë Ministrinë e......

Në 8 muaj janë regjistruar mbi 69 mijë automjete - Nga cilat shtete importojmë më shumë makina?
Diamila Leka/ Scan Nga viti në vit, numri i makinave në Shqipëri rritet. Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit......

Mbi 9 mln dollarë kosto e librave falas - Përfitojnë më shumë se 239 mijë nxënës në këtë vit shkollor
Hamit Yzeiraj/SCAN Mbi 9 milionë dollarë është kostoja që buxheti i shtetit ka akorduar në këtë fillim të vitit të ri shkollor për librat falas në......

Danimarka mbyll centralin e fundit me qymyr - Kompania kryesore në vend synon 99% energji të gjelbër deri në 2025
Kristi Ceta/SCAN Ørsted, një nga kompanitë kryesore në botë për energjinë e rinovueshme, dhe më e madhja në Danimarkë, mbylli termocentralin e fundit......

Hungaria, gjithmonë e më “e gjelbër” - Inaugurohet impianti më i madh i hidrogjenit në Evropën Qendrore
Kristi Ceta/SCAN MOL Group ka inauguruar impiantin më të madh të hidrogjenit të gjelbër në Evropën Qendrore dhe Lindore në rafinerinë e saj në......

Gjermania shpërndan kostot e energjisë së gjelbër - Zgjerimi i rrjetit do të kushtojë 450 mld euro deri në 2045
Kristi Ceta/SCAN Agjencia e rrjetit në Gjermani do të shpërndajë kostot e investimeve të operatorëve për të integruar burimet e rinovueshme të......

1 trilion paund në 10 vjet për rritjen e ekonomisë - Nevoja e Britanisë për investime në energji, strehim, kapital
Kristi Ceta/SCAN Britanisë së Madhe i duhen edhe një trilion paund investime shtesë në dekadën e ardhshme për të rritur ekonominë, thuhet në një raport......

“Nevojë urgjente për të ulur borxhin publik” - Mattarella: Italia duhet të përmbushë kërkesat e BE-së deri në 2026
Kristi Ceta/SCAN Presidenti i Italisë Sergio Mattarella vuri në dukje se vendi ka një "nevojë të pashmangshme" për të ulur borxhin e madh publik, por......