Denaj te Ligjet: Ndryshime në ligjin për shërbimin veterinar garanton gjurmueshmërinë në zinxhirin ushqimor

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ceshtjeve Ligjore ndryshimet në ligjin “Për shërbimin veterinar” , që synojnë forcimin e monitorimit dhe inspektimeve në këtë sektor për të garantuar siguri ushqimore sipas standardeve të BE-së.
Ministrja Denaj tha se, “ky është një sektor shumë i rëndësishëm brenda kuadrit të sigurisë ushqimore”.
“Ne vijmë me një situatë epizotike shumë të pastër, ndërsa në rajon e vende të tjera ka pasur raste epizotike. Ne kemi ruajtur një situatë epizotike të pastër edhe kur fqinji ynë Greqia u prek nga murtaja. Ndërsa ndryshimet ligjore që parashtrojmë sot e përafrojnë kuadrin ligjor me BE dhe vijnë në linjë me përpjekjet e qeverisë për integrimin në BE”, tha Denaj.
Sipas saj, ndryshimet përmbushin një rregullor të plotë sipas BE-së, për prodhimin, kontrollin dhe cilësinë e produkteve veterinare për të garantuar sigurinë ushqimore në vend.
Ajo tha se, ligji i mundëson prodhuesve të rrisin prodhimin ndërsa do të lehtësohen dhe barrierat administrative për regjistrimin e barnave veterinare të importit.
Sipas saj, produktet veterinare që tregtohen në 200 farmaci në të gjithë vendin, ndikojnë mbi kontrollin e sëmundjeve dhe korniza e qartë rregullative që paraqitet garanton siguri maksimale.
Denaj ftoi qytetarët të denoncojnë rastet e shkeljeve në këtë drejtim, teksa theksoi se është përgjegjësi e të gjithëve të denoncojnë për garantimin e sigurisë ushqimore.
Ministrja tha se, ndryshimet ligjore garantojnë gjurmueshmërinë në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe këto risi ligjore reflektojnë 15 propozime të grupeve të interesit dhe aktorëve të fushës që iu përgjigjen nevojave aktuale që paraqet sektori.
Sondazh

Inflacioni "në vend numëro"?! - Llogaritet 2% në Gusht, ndikimi më i madh vjen nga ushqimet
Xhorxhina Deda/SCAN Niveli i çmimeve në vend ka shënuar një rënie të lehtë në muajin Gusht të këtij viti sipas të dhënave të “Institutit të......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 89.6 lekë dhe është shitur me 90.7 le3kjë duke rikuperuar pikë gjatë fundjavës sipas kursit të këmbimit......

Jo më celularë nëpër shkolla - Franca teston ndalimin e smartphone-it në 200 gjimnaze!
Edel Strazimiri / SCAN Rreth 200 shkolla të mesme në Francë filluan të testojnë një "pushim dixhital" këtë javë një ndalim të plotë për telefonat......

Nis viti i ri shkollor/ 16% nxënës më pak, Manastirliu: Investime në shkolla e paga të rritura për mësuesit
Ola Mitre / SCAN 350 mijë nxënës do të ndjekin vitin shkollor 2024 -2025 në të gjithë vendin, sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Sportit,......

Cili është sektori më i cenueshëm për financimin e terrorizmit? - OJF-të, me rrezik më të lartë për të rënë “pre” e organizatave terroriste
Ledina Elezi/SCAN Sipas Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) dhe Komitetit MONEYVAL të Këshillit të Evropës, organizatat që janë të angazhuara në......

Sa “vend” zë arsimi në buxhetin e shtetit? - 55 milionë euro rritje në raport me 2023-shin. Institucioni i 3-të më i financuar
Elisabeta Dosku/ SCAN Afro 52.6 miliardë lekë është buxheti i arsimit për vitin 2024, sipas aktit më të fundit normativ, duke e bërë Ministrinë e......

Në 8 muaj janë regjistruar mbi 69 mijë automjete - Nga cilat shtete importojmë më shumë makina?
Diamila Leka/ Scan Nga viti në vit, numri i makinave në Shqipëri rritet. Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit......

Mbi 9 mln dollarë kosto e librave falas - Përfitojnë më shumë se 239 mijë nxënës në këtë vit shkollor
Hamit Yzeiraj/SCAN Mbi 9 milionë dollarë është kostoja që buxheti i shtetit ka akorduar në këtë fillim të vitit të ri shkollor për librat falas në......