278 mln euro hua për blerje aksionesh e obligacionesh - BSH/ Bizneset po marrin më pak kredi për investime në instrumente financiare

Ledina Elezi/SCAN
Më pak biznese po marrin hua në euro për të investuar në instrumente financiare, ndikuar kjo edhe nga zhvlerësimi i monedhës evropiane. Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deri në fund të muajit korrik të këtij viti, vlera e huave të marra nga bizneset për të investuar në instrumente financiare kapte shifrën 58 milionë lekë, ndërsa kredia e marrë në euro ishte 278 milionë, duke shënuar rënie me 3 milionë krahasuar me muajin qershor. Nga ana tjetër, huaja e aprovuar në monedhën vendase ka ruajtur të njëjtat vlera si në muajin qershor.
Rreth 499 milionë euro është vlera më e lartë e kredive të aprovuara nga bankat për bizneset me qëllim investimi në instrumente financiare, e regjistruar në muajin dhjetor 2023. Ndërsa që prej muajit janar të këtij viti, ku totali i huasë arrinte në 409 milionë, vërehet një tendencë rënëse në vlerë.
Huatë për investime në instrumente financiare i referohen përdorimit të parave të kredisë për të investuar në aktive si aksione, obligacione, fonde të përbashkëta apo produkte të tjera financiare. Bizneset blejnë aktive investimi me synimin që kthimet nga këto investime do të tejkalojnë koston e kredisë, përfshirë interesin.
Këto kredi mund t'u ofrojnë bizneseve kapital shtesë për mundësi investimi dhe shtuar burimet e të ardhurave. Kjo strategji mund të zgjerojë fitimet e mundshme, por gjithashtu rrit rrezikun, pasi kredia duhet shlyer pavarësisht se si do të performojnë investimet. Pra, nëse investimet nuk japin fitimet e parashikuara, biznesi mund të përballet me vështirësi financiare duke përfshirë detyrime më të larta borxhi dhe ndikime në fluksin e parasë.
Sondazh

Albpetrol nxjerr 40,800 ton naftë - Prodhimi, kompania shtetërore ruan tendencën e 3 viteve të fundit
Ola Mitre / SCAN Rreth 40,800 ton naftë u prodhuan nga kompani publike e nxjerrjes të naftës Albpetrol deri në muajin korrik të këtij viti, një sasi......

Denaj te Ligjet: Ndryshime në ligjin për shërbimin veterinar garanton gjurmueshmërinë në zinxhirin ushqimor
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ceshtjeve Ligjore ndryshimet në ligjin “Për shërbimin......

Inflacioni "në vend numëro"?! - Llogaritet 2% në Gusht, ndikimi më i madh vjen nga ushqimet
Xhorxhina Deda/SCAN Niveli i çmimeve në vend ka shënuar një rënie të lehtë në muajin Gusht të këtij viti sipas të dhënave të “Institutit të......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 89.6 lekë dhe është shitur me 90.7 le3kjë duke rikuperuar pikë gjatë fundjavës sipas kursit të këmbimit......

Jo më celularë nëpër shkolla - Franca teston ndalimin e smartphone-it në 200 gjimnaze!
Edel Strazimiri / SCAN Rreth 200 shkolla të mesme në Francë filluan të testojnë një "pushim dixhital" këtë javë një ndalim të plotë për telefonat......

Nis viti i ri shkollor/ 16% nxënës më pak, Manastirliu: Investime në shkolla e paga të rritura për mësuesit
Ola Mitre / SCAN 350 mijë nxënës do të ndjekin vitin shkollor 2024 -2025 në të gjithë vendin, sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Sportit,......

Cili është sektori më i cenueshëm për financimin e terrorizmit? - OJF-të, me rrezik më të lartë për të rënë “pre” e organizatave terroriste
Ledina Elezi/SCAN Sipas Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) dhe Komitetit MONEYVAL të Këshillit të Evropës, organizatat që janë të angazhuara në......

Sa “vend” zë arsimi në buxhetin e shtetit? - 55 milionë euro rritje në raport me 2023-shin. Institucioni i 3-të më i financuar
Elisabeta Dosku/ SCAN Afro 52.6 miliardë lekë është buxheti i arsimit për vitin 2024, sipas aktit më të fundit normativ, duke e bërë Ministrinë e......