“Qeveria, e gatshme të rimbursojë profesionistët e lirë” - Malaj: Presim plotësimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Elisabeta Dosku/ SCAN
Qeveria është e gatshme që të kthejë mbrapsht tek profesionistët e lirë tatimin e paguar sipas ligjit të ri mbi tatimin mbi të ardhurat, pasi neni i cili taksonte këtë kategori u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese.
Megjithatë, për të ndërmarrë këtë iniciativë, Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë diskutimeve mbi aktin normativ në Komisionin e Çështjeve Ligjore, theksoi se do duhet të pritet plotësimi i vendimit të Kushtetueses.
“Ju mbani miliona euro të këtyre qytetarëve, pse nuk ndërmerrni një iniciativë për të kthyer këtë tatim të bizneseve që gjenden me pa të drejtë në arkën tuaj?
“Qeveria ka vullnetin për të kthyer mbrapa këto fonde , i kemi kërkuar Gjykatës kushtetuese të interpretojë se çfarë duhet të bëjmë. Pas shprehjes së Gjykatës Kushtetuese do marrim një vendim që çfarë do bëjmë, vullneti i qeverisë është që ti kthejë këto fonde mbrapsht duke ndjekur kuadrin ligjor”.
“Mjafton një nen në ligjin përkatës dhe s’kemi nevojë për të humbur kohë. Duket si tentativë për të zvarritur këtë çështje?
Pas më shumë se dy muaj nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e nenit në ligjin për tatimin mbi të ardhurat i cili taksonte profesionistët e lirë me një normë nga 15-23 për qind, ende nuk është gjetur rruga për rimbursimin e atyre bizneseve që kanë paguar detyrimin.
Sondazh

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në Shkollën Artistike “Onufri” në Elbasan
Shkolla Artistike e Mesme e Bashkuar “ONUFRI” në Elbasan, hap këtë vit dyert për nxënësit me ambiente të reja të rikonstrukturuara si dhe me një godinë të......

278 mln euro hua për blerje aksionesh e obligacionesh - BSH/ Bizneset po marrin më pak kredi për investime në instrumente financiare
Ledina Elezi/SCAN Më pak biznese po marrin hua në euro për të investuar në instrumente financiare, ndikuar kjo edhe nga zhvlerësimi i monedhës evropiane.......

Albpetrol nxjerr 40,800 ton naftë - Prodhimi, kompania shtetërore ruan tendencën e 3 viteve të fundit
Ola Mitre / SCAN Rreth 40,800 ton naftë u prodhuan nga kompani publike e nxjerrjes të naftës Albpetrol deri në muajin korrik të këtij viti, një sasi......

Denaj te Ligjet: Ndryshime në ligjin për shërbimin veterinar garanton gjurmueshmërinë në zinxhirin ushqimor
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ceshtjeve Ligjore ndryshimet në ligjin “Për shërbimin......

Inflacioni "në vend numëro"?! - Llogaritet 2% në Gusht, ndikimi më i madh vjen nga ushqimet
Xhorxhina Deda/SCAN Niveli i çmimeve në vend ka shënuar një rënie të lehtë në muajin Gusht të këtij viti sipas të dhënave të “Institutit të......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 89.6 lekë dhe është shitur me 90.7 le3kjë duke rikuperuar pikë gjatë fundjavës sipas kursit të këmbimit......

Jo më celularë nëpër shkolla - Franca teston ndalimin e smartphone-it në 200 gjimnaze!
Edel Strazimiri / SCAN Rreth 200 shkolla të mesme në Francë filluan të testojnë një "pushim dixhital" këtë javë një ndalim të plotë për telefonat......

Nis viti i ri shkollor/ 16% nxënës më pak, Manastirliu: Investime në shkolla e paga të rritura për mësuesit
Ola Mitre / SCAN 350 mijë nxënës do të ndjekin vitin shkollor 2024 -2025 në të gjithë vendin, sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Sportit,......