Bie borxhi i jashtëm në 10.1 mld euro - Investimet në trajtën e huave zënë pjesën më të madhe të stokut total

Ledina Elezi/SCAN
Pas një rritje të fortë në tremujorin e parë, borxhi i jashtëm i qeverisë ka shënuar rënie në të dytin, megjithatë duke qëndruar mbi nivelin e 10 miliardë eurove. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se stoku i borxhit të jashtëm bruto zbriti në 10,111 miliardë euro në fund të gjashtëmujorit, nga 10,292 miliardë që ishte në periudhën janar-mars. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kur borxhi i jashtëm bruto ishte 10,205 miliardë euro, këtë vit ai rezulton 0.9% më i ulët.
Në ndarjen sipas instrumenteve të përdorura, peshën më të madhe ndaj stokut total të borxhit të jashtëm e zënë investimet në trajtën e huave, ndjekur më pas nga monedha dhe depozita, kredi tregtare ose paradhënie, si dhe tituj borxhi.
Në fund të gjysmës së parë të vitit 2024, thuajse 90% e borxhit të huaj vlerësohet të jetë borxh afatgjatë (përfshirë këtu investimet direkte, huatë ndërkompani) kryesisht në formën e huave. Borxhi afatshkurtër vlerësohet në rreth 10% ndaj totalit, i marrë kryesisht në formën e monedhave dhe depozitave nga sektori i korporatave depozituese (përjashtuar bankën qendrore).
Një borxh i jashtëm bruto më i ulët krahasuar me një tremujor më parë tregon se vendi ynë ka ulur shumën e parave që i detyrohet kreditorëve të huaj. Rënia e përgjithshme e borxhit është edhe rrjedhojë e lëvizjeve të mëdha në kursin e këmbimit valutor. Forcimi i lekut në raport me monedhat e huaja, specifikisht euros, ka ndikuar në vlerën e borxhit të jashtëm kur konvertohet në monedhën vendase.
Sondazh

Si kanë ecur investimet publike në 5 vite? - Në 7 muaj u disbursuan nga buxheti 336 milionë euro
Elisabeta Dosku/ SCAN Afro 33.6 miliardë lekë kanë shkuar për investime publike në 7 muajt e parë të vitit. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë......

Fitore e madhe e Brukselit kundër teknologjisë së madhe - Google humbet 2.4 miliardë euro!
Në një fitore për Komisionin Europian, gjykata më e lartë e BE-së sot (10 shtator) la në fuqi një gjobë rekord prej 2.4 miliardë eurosh të vendosur ndaj......

Gjermania forcon kontrollet kufitare: Çfarë do të ndryshojë për udhëtarët?
Edel Strazimiri / SCAN Gjermania ka njoftuar se po forcon kontrollet në kufijtë e saj tokësorë në një përpjekje për të kontrolluar "emigrimin e......

Rritje e përgjithshme në tregun valutor!
Dollari amerikan është blerë sot me 89.9 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një ditë më parë. Monedha......

Apple prezanton iPhone 16 - Versioni i ri vjen me veçori të avancuara të “IA”
Kristi Ceta/SCAN Apple ka prezantuar telefonin e ri iPhone 16, me inteligjencë artificiale të përforcuar. Kompanitë e teknologjisë në mbarë botën po......

Kush do të jetë trilioneri i parë i planetit? - Elon Musk, kandidati kryesor për të arritur shifrën rekord
Kristi Ceta/SCAN Nëse vazhdon të bëhet i pasur me të njëjtin ritëm, Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë në vitin 2027. Kjo është sipas......

11 mln shtëpi do të ndriçohen me energji të gjelbër - Ankandi i energjisë ndihmon Britaninë në arritjen e objektivave
Kristi Ceta/SCAN Ankandi i energjisë së rinovueshme të Britanisë së Madhe ka siguruar mjaft projekte të reja të energjisë elektrike të pastër për të......

Çmimet e konsumit në BE - Luksemburgu renditet i pari me 52% mbi mesataren e bllokut
Kristi Ceta/SCAN Luksemburgu ka çmimet më të larta të konsumit ndër vendet e Bashkimit Evropian, madje 52 për qind më të larta se mesatarja e BE-së,......