Shqipëria Postuar më 10 Shtator 2024, 12:44

“Reforma e pensioneve, të përfshijë shtyllën e dytë” - Ekspertët: Indeksimi nuk e kompenson rritjen e çmimeve të shportës

Nga SCAN TV
“Reforma e pensioneve, të përfshijë shtyllën e

Lidion Kulla/Scan

 

Qeveria shqiptare, me asistencën e Bankës Botërore janë duke hartuar reformën e re të pensioneve, sepse ajo e ndërmarrë rreth 1 dekadë më parë e ka kryer tashmë misionin e saj.

Në Scan Live u trajtuan pikërisht përfitimet që do të ketë qytetarët nga reforma e pensioneve, por edhe indeksimi sipas inflacionit, që do të nisë nga 1 tetori. Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, deklaroi se në këtë reformë duhet të përfshihet domosdoshmërisht kolona e dytë, ajo e pensionit privat të detyrueshëm.

Ndërsa eksperti fiskal, Ramadan Kondi, solli një tezë të re, e cila mund të gjejë zbatim të ekonomitë me karakteristikat e Shqipërisë; logjika e kontributit për kontribuues.

Ndërsa në lidhje me indeksimin e pensioneve, që fillon të zbatohet në 1 tetor, ekspertët shprehen se rritja e pritshme e pensioneve nuk e kompenson plotësisht rritjen e çmimeve të shportës së produkteve të konsumit.

Që nga viti 1991, skema e sigurimeve shoqërore ka qenë deficitare dhe është financuar nga buxheti i shtetit. Tashmë, një reformë e plotë e pensioneve nënkupton aktivizimin e të treja shtyllave; pensioni shtetëror, pension privat të detyrueshëm dhe pension privat vullnetar. Shtylla e parë dhe e tretë janë aktive në vendin tonë, ndërsa shtylla e dytë është inekzistente.

Sondazh

Poll
Shqipëria 10 Shtator

Rritje e përgjithshme në tregun valutor!

  Dollari amerikan është blerë sot me 89.9 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një ditë më parë. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat