Shqipëria Postuar më 10 Shtator 2024, 12:18

Paketa fiskale 2025, biznesi bën gati propozimet - Nga lehtësitë fiskale për sektorë të veçantë, tek tarifat doganore

Nga SCAN TV
Paketa fiskale 2025, biznesi bën gati propozimet - Nga lehtësitë

Elisabeta Dosku/ SCAN

Këtë vit, biznesi ka marrë masa më herët për ti paraprirë paketës fiskale 2025. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë u ka dërguar një letër sipërmarrjeve anëtare, duke iu kërkuar që të propozojnë ndryshime fiskale të nevojshme për vitin e ardhshëm, propozime të cilat janë depozituar dhe mbledhur deri në fund të muajit Gusht.

Dhoma e Tregtisë Tiranë vë në dukje se sipërmarrja po vuan pasojat e efektit zinxhir të rritjes së çmimeve në tregun botëror.  Duke theksuar se bizneset e vogla dhe ato të mëdha po përballen me vështirësi financiare, mungesë likuiditeti, dhe me një situatë të pasigurte në këndvështrimin e qëndrueshmërisë së biznesit, ku nuk mungojnë dhe rastet e falimentit.

Sipas Dhomës së Tregtisë Tiranë është nevojë imediate hartimi i një pakete  të strukturuar të mbështetjes financiare 2025. Sipërmarrja  kërkon dhe pret nga qeveria nisjen e aksioneve me politika nxitëse dhe tregues të matshëm në mbështetje të konkurrueshmërisë, inovacionit, dhe nxitjes së eksporteve, për ti dhënë bizneseve një frymëmarrje dhe mbështetje financiare që është e domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm.

Por cilat janë shtyllat ku do të fokusohen kërkesat e biznesit për paketën fiskale 2025?

Kërkesat do të përqendrohen tek problemet që hasin sipërmarrjet me procedurat tatimore dhe që shkaktojnë paqartësi dhe përplasje në zbatim.  Krijimin e lehtësirave fiskale për sektorë të caktuar ekonomikë me qëllim lehtësimin financiar të tyre dhe rritjen e konkurrueshmërisë.  Procedurat dhe tarifat doganore janë shtylla e dytë,  duke u përqendruar tek tarifat për prodhuesit vendas, të cilat krijojnë pabarazi në raport me rajonin. Marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe taksimi i dyfishtë është shtylla e tretë ku do të përqendrohen kërkesat e sipërmarrjes,  duke u fokusuar tek barrierat tatimore që eksitojnë dhe eliminimi i tyre.

Lufta ndaj informaliteti do të jetë shtylla e katërt e  propozimeve të bizneseve për paketën fiskale të vitit të ardhshëm. Propozimet do të adresohen në Këshillin Ekonomik Kombëtar dhe në strukturat përgjegjëse të qeverisë.

Sondazh

Poll
Shqipëria 10 Shtator

Rritje e përgjithshme në tregun valutor!

  Dollari amerikan është blerë sot me 89.9 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një ditë më parë. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat