A u shitën më shumë prona këtë vit? - “Boom” blerjesh të banesave në bregdet. Vështirësohen shitjet në Tiranë

Ledina Elezi/SCAN
Gjysma e parë e vitit ka regjistruar më pak prona të shitura krahasuar me periudhën paraardhëse. Sipas një vrojtimi të kryer me agjentë të pasurive të paluajtshme nga Banka e Shqipërisë, numri i subjekteve që kanë kryer shitje ishte disi më i ulët se ai i gjashtëmujorit të kaluar.
Numri i përgjithshëm i pronave të shitura ishte 928, një vlerë kjo gjithashtu më e ulët nga periudha e mëparshme. Ndërkohë, shifra mesatare e pronave të shitura nga çdo subjekt gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024 rezultoi në rreth 5, nga vlera 7 e raportuar gjatë gjysmës së dytë të vitit 2023.
Megjithëse pronat e vendosura në qendër dhe në periferi të qyteteve rezultojnë sërish me numrin më të lartë të shitjeve, pronat jashtë qytetit kanë regjistruar rritjen më të madhe. Kjo tregon se gjithnjë e më shumë persona po preferojnë ose e konsiderojnë më të përballueshme blerjen e një banese larg zhurmave të qytetit.
Konkretisht, rreth 35% e shitjeve të realizuara gjatë gjashtëmujorit të parë 2024 në të gjithë territorin përfaqësohet nga ato të vendosura në zonat më të preferuara brenda qytetit, nga 43% që ishte gjatë periudhës paraardhëse, 43% e pronave të shitura kanë qenë të ndërtuara në periferi, brenda qytetit, nga 48% në periudhën e kaluar dhe rreth 22% të ndërtuara jashtë qytetit, nga 9% gjashtëmujorin e kaluar.
Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ra shumë lehtë në 10.5 muaj nga 10.9 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Për Tiranën, koha mesatare e shitjes është rritur lehtë, nga 8.3 në 9.7 muaj. Koha mesatare e shitjes në zonat bregdetare është shkurtuar ndjeshëm, në 5.9 nga 10.9 muaj që ishte, ndërsa për zonat e tjera kohëzgjatja e shitjes ishte vetëm pak më e shkurtër sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke rënë nga 13.6 në 12.9 muaj.

“Reforma e pensioneve, të përfshijë shtyllën e dytë” - Ekspertët: Indeksimi nuk e kompenson rritjen e çmimeve të shportës
Lidion Kulla/Scan Qeveria shqiptare, me asistencën e Bankës Botërore janë duke hartuar reformën e re të pensioneve, sepse ajo e ndërmarrë rreth 1......

Paketa fiskale 2025, biznesi bën gati propozimet - Nga lehtësitë fiskale për sektorë të veçantë, tek tarifat doganore
Elisabeta Dosku/ SCAN Këtë vit, biznesi ka marrë masa më herët për ti paraprirë paketës fiskale 2025. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë u ka dërguar......

Gaze të dëmshme, kufizohet importi i pajisjeve - Bizneset duhet të licencohen për të futur në Shqipëri frigoriferë e kondicionerë
Ola Mitre / SCAN Sipërmarrësit që importojnë, eksportojnë, magazinojnë, hedhin në treg apo mirëmbajnë pajisje që përmbajnë gaze me efekt serrë të......

Bie borxhi i jashtëm në 10.1 mld euro - Investimet në trajtën e huave zënë pjesën më të madhe të stokut total
Ledina Elezi/SCAN Pas një rritje të fortë në tremujorin e parë, borxhi i jashtëm i qeverisë ka shënuar rënie në të dytin, megjithatë duke qëndruar mbi......

Si kanë ecur investimet publike në 5 vite? - Në 7 muaj u disbursuan nga buxheti 336 milionë euro
Elisabeta Dosku/ SCAN Afro 33.6 miliardë lekë kanë shkuar për investime publike në 7 muajt e parë të vitit. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë......

Fitore e madhe e Brukselit kundër teknologjisë së madhe - Google humbet 2.4 miliardë euro!
Në një fitore për Komisionin Europian, gjykata më e lartë e BE-së sot (10 shtator) la në fuqi një gjobë rekord prej 2.4 miliardë eurosh të vendosur ndaj......

Gjermania forcon kontrollet kufitare: Çfarë do të ndryshojë për udhëtarët?
Edel Strazimiri / SCAN Gjermania ka njoftuar se po forcon kontrollet në kufijtë e saj tokësorë në një përpjekje për të kontrolluar "emigrimin e......

Rritje e përgjithshme në tregun valutor!
Dollari amerikan është blerë sot me 89.9 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një ditë më parë. Monedha......