Ndizet debati presidencial në SHBA - Trump-Harris përplasen për ekonominë dhe abortin

Kristi Ceta/SCAN
Republikani Donald Trump dhe Zëvendëspresidentja Demokratike Kamala Harris u hodhën menjëherë në sulm në segmentin e hapjes së debatit të tyre të parë presidencial.
Harris, 59 vjeçe, sulmoi synimin e Trump për të vendosur tarifa të larta për mallrat e huaja, një propozim që ajo e ka krahasuar me një taksë shitjeje për klasën e mesme, ndërsa promovoi planin e saj për të ofruar përfitime tatimore për familjet dhe bizneset e vogla.
“Donald Trump na la me papunësinë më të keqe që nga Depresioni i Madh”, tha Harris, duke iu referuar viteve të tij si president nga 2017-2021. Papunësia arriti kulmin në 14.8% në prill 2020 dhe në 6.4% kur ai u largua nga detyra. Ishte shumë më e lartë në Depresionin e Madh.
Trump, 78 vjeç, kritikoi Harris për inflacionin e vazhdueshëm gjatë mandatit të administratës Biden, megjithëse ai e hiperbolizoi rritjen e çmimeve. Ai gjithashtu u fokusua te çështja e tij kryesore, imigracionit, duke pretenduar përsëri pa prova se emigrantët nga "azilet e të çmendurve" po kalojnë kufirin jugor të SHBA-së me Meksikën. Inflacioni, tha ai, "ka qenë një fatkeqësi për njerëzit, për shtresën e mesme, për çdo klasë."
Debati filloi me një shtrëngim duarsh të papritur mes dy kundërshtarëve, të cilët nuk ishin takuar kurrë më parë. Harris iu afrua Trump-it në foltoren e tij, duke u prezantuar me emër, në atë që ishte shtrëngimi i parë i duarve në një debat presidencial që nga viti 2016.
Harris bëri një sulm të gjatë mbi kufijtë e abortit, duke folur me pasion për gratë që u mohohet kujdesi urgjent dhe viktimat e incestit, që nuk mund të ndërpresin shtatzënitë e tyre për shkak të ndalimeve mbarëkombëtare që kur Gjykata e Lartë e SHBA eliminoi këtë të drejtë në 2022. Tre të emëruar nga Trump ishin te shumica e atij vendimi.
Ajo gjithashtu pretendoi se Trump do të mbështeste një ndalim kombëtar, një pohim që kundërshtari e quajti gënjeshtër.
Trump pretendoi në mënyrë të rreme se Harris dhe demokratët mbështesin vrasjen e foshnjave, e cila, siç vuri në dukje moderatorja Linsey Davis, është e paligjshme në çdo shtet.
"Qeveria dhe Donald Trump sigurisht që nuk duhet t'i thonë një gruaje se çfarë të bëjë me trupin e saj," tha Harris. "Kjo është e pamoralshme."
Harris gjithashtu kërkoi të lidhë Trump me Projektin 2025, një plan politikash konservatore që propozon zgjerimin e pushtetit ekzekutiv, eliminimin e rregulloreve mjedisore dhe synon të bëjë të paligjshëm dërgimin e pilulave të abortit nëpër linjat shtetërore.
Trump u përgjigj se ai nuk ka "asnjë lidhje" me Projektin 2025, megjithëse disa nga këshilltarët e tij ishin të përfshirë në krijimin e tij.
Sondazh

BE redukton tarifat për Kinën - Propozohet ulje taksash për makinat elektrike të prodhuara nga Pekini
Kristi Ceta/SCAN Bashkimi Evropian do të ulë tarifat e propozuara për Tesla-n dhe automjetet e tjera elektrike të prodhuara në Kinë, njoftojnë burimet......

SpaceX do të ulet në Mars pas 2 vitesh - Qëllimi është të nisin fluturimet me ekuipazh brenda 4 vitesh
Kristi Ceta/SCAN Njerëzit mund të shkojnë në Mars brenda katër vitesh nëse vizioni i CEO-s së SpaceX, Elon Musk bëhet realitet. Ai shtoi se SpaceX do......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka shënuar rënie nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 89.9 lekë dhe është shitur me 90.9 lekë sipas kursit të këmbimit......

Huawei sjell telefonin e parë “Tri-fold” - Versioni i palosshëm 3 herë sfidon Apple me teknologjinë e avancuar
Kristi Ceta/SCAN Huawei Technologies e Kinës zbuloi telefonin e parë në botë të palosshëm deri në 3 herë, teksa kërkon të zgjerojë udhëheqjen në tregun......

Turistët sollën 1.9 miliardë euro në gjashtë muaj - Të ardhurat neto vlerësohen në rreth 739 milionë euro
Xhorxhina Deda/SCAN Gjatë tre muajve të dytë të vitit aktual turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 1.2 miliardë euro, duke konfirmuar kështu......

Remitancat, rekord historik në 3-mujorin e dytë - BSH: Emigrantët dërguan pranë familjeve 268 mln euro
Hamit Yzeiraj/SCAN Emigrantët shqiptarë dërguan rreth 268 milionë euro përgjatë 3-mujorit të dytë të vitit, çka përbën edhe shifrën më të lartë që nga......

Rritje e lehtë e huave me probleme në korrik - Banka e Shqipërisë: Arritën në 4.72%, por nuk cënohet cilësia e portofolit
Armela Duka/SCAN Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se një nga indikatorët më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar pati një......

Ndryshojnë afatet për ankesat në tenderë - Operatorët ekonomikë, më shumë kohë në dispozicion për ankimim në KPP
Ola Mitre / SCAN Qeveria ka ndryshuar afatet e ankimimit për subjektet pjesëmarrës në procedura tenderuese. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren......