BE redukton tarifat për Kinën - Propozohet ulje taksash për makinat elektrike të prodhuara nga Pekini

Kristi Ceta/SCAN
Bashkimi Evropian do të ulë tarifat e propozuara për Tesla-n dhe automjetet e tjera elektrike të prodhuara në Kinë, njoftojnë burimet brenda BE-së.
Norma tarifore e propozuar për makinat Tesla të prodhuara në Kinë do të bjerë në 7.8%, nga 9%. Për BYD, nuk kishte asnjë ndryshim në tarifën prej 17%. Për Geely, norma e re do të ishte 18.8% nga 19.3% e mëparshme. Një normë maksimale prej 35.3% do të zbatohej për SAIC dhe kompani të tjera që nuk bashkëpunojnë me hetimin e BE-së, sipas burimeve.
Këto tarifa janë mbi taksën standarde të BE-së prej 10% të importit për makinat.
Komisioni Evropian, i cili po kryen hetimin kundër subvencioneve për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë, nuk pranoi të komentojë mbi ngjarjen.
Muajin e kaluar, BE-ja paraqiti propozimin fillestar, duke vendosur një normë të veçantë prej 9% për makinat elektrike Tesla, një reduktim nga taksa më e lartë që do të zbatohet për të gjitha kompanitë bashkëpunuese, e vendosur në 20.7%.
Kjo shifër vlen për disa prodhues kinezë si Chery, Great Wall Motor Co dhe NIO dhe një numër sipërmarrjesh të përbashkëta midis kompanive kineze dhe prodhuesve të automjeteve të BE-së.
Kinës dhe kompanive të prekura iu dhanë 10 ditë për të paraqitur komentet e tyre dhe Komisioni i ka marrë parasysh këto për të vendosur tarifat e rishikuara.
Taksat përfundimtare të propozuara do t'i nënshtrohen votimit nga 27 shtetet e BE-së. Ato do të zbatohen nëse shumica e 15 anëtarëve të bllokut që përfaqësojnë 65% të popullsisë së BE-së nuk votojnë kundër.
Vitin e kaluar, Komisioni Evropian nisi një hetim mbi praktikat e tregut të Pekinit. Ai zbuloi se subvencionet kineze po lejonin firmat e makinave elektrike t’i mbanin çmimet e tyre artificialisht të ulëta, duke dëmtuar konkurrentët evropianë, një pretendim që Kina e ka mohuar.
Sondazh

SpaceX do të ulet në Mars pas 2 vitesh - Qëllimi është të nisin fluturimet me ekuipazh brenda 4 vitesh
Kristi Ceta/SCAN Njerëzit mund të shkojnë në Mars brenda katër vitesh nëse vizioni i CEO-s së SpaceX, Elon Musk bëhet realitet. Ai shtoi se SpaceX do......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka shënuar rënie nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 89.9 lekë dhe është shitur me 90.9 lekë sipas kursit të këmbimit......

Huawei sjell telefonin e parë “Tri-fold” - Versioni i palosshëm 3 herë sfidon Apple me teknologjinë e avancuar
Kristi Ceta/SCAN Huawei Technologies e Kinës zbuloi telefonin e parë në botë të palosshëm deri në 3 herë, teksa kërkon të zgjerojë udhëheqjen në tregun......

Turistët sollën 1.9 miliardë euro në gjashtë muaj - Të ardhurat neto vlerësohen në rreth 739 milionë euro
Xhorxhina Deda/SCAN Gjatë tre muajve të dytë të vitit aktual turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 1.2 miliardë euro, duke konfirmuar kështu......

Remitancat, rekord historik në 3-mujorin e dytë - BSH: Emigrantët dërguan pranë familjeve 268 mln euro
Hamit Yzeiraj/SCAN Emigrantët shqiptarë dërguan rreth 268 milionë euro përgjatë 3-mujorit të dytë të vitit, çka përbën edhe shifrën më të lartë që nga......

Rritje e lehtë e huave me probleme në korrik - Banka e Shqipërisë: Arritën në 4.72%, por nuk cënohet cilësia e portofolit
Armela Duka/SCAN Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se një nga indikatorët më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar pati një......

Ndryshojnë afatet për ankesat në tenderë - Operatorët ekonomikë, më shumë kohë në dispozicion për ankimim në KPP
Ola Mitre / SCAN Qeveria ka ndryshuar afatet e ankimimit për subjektet pjesëmarrës në procedura tenderuese. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren......

Çfarë biznesesh u hapën më shumë në 6 muaj? - Në kryeqytet mbizotërojnë subjektet e shërbimeve
Diamila Leka/ Scan Hapja e një marketi te vogël, e një furre buke, apo dyqane shërbimesh të ndryshme si dhe kafenetë e vogla janë ato biznese të cilat......